LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në Prizren, dyshohen për dhunim e detyrim në prostitucion të një gruaje

Arrestohen tre persona në Prizren, dyshohen për dhunim e detyrim në prostitucion të një gruaje

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për dhunim, mundësim e detyrim në prostitucion të një gruaje në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur mes datave 13 dhe 15 janar.

Të dyshuarit bëhet e ditur se me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


“Prizren / 13-15.01.2024 – Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura, ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/