LAJMI I FUNDIT:

SDM: Osmani bashkëpunëtorët e tij të afërt i ka punësuar si konsull në New York dhe Budapest

SDM: Osmani bashkëpunëtorët e tij të afërt i ka punësuar si konsull në New York dhe Budapest

Sindikata Diplomatike e Maqedonisë (SDM) reagon për referimin e diplomatëve në konsullatat dhe ambasadat e vendit në Nju Jork dhe Budapest.

“Një shembull flagrant i mospërfilljes së rregulloreve të brendshme është emërimi i Muhabi Sinani në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm në Nju Jork, në të njëjtën pozitë në të cilën ministri Osmani dështoi në emërimin e prezantueses televizive Besmira Ejupi në atë kohë. Gjegjësisht, Sinani, i cili së fundi është punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga një kompani private, nuk i plotëson kushtet për t’u dërguar jashtë vendit.
Javën e kaluar ai tashmë ka mbrojtur tezat për referim pa pasur titull të lartë diplomatik, gjë që është një kërkesë ligjore për emërimin e një konsulli të përgjithshëm.


Gjithashtu, kemi informacione se këtë javë Sinani duhet të japë provime në Ministrinë e Jashtme për gradim nga tre nivele lart, pasi referimi i tij do të përshtatej me kërkesat ligjore për një referim në nivelin e Konsullit të Përgjithshëm. Një aplikim i tillë i përshpejtuar për avancim nga grada e ulët në atë të lartë të diplomatit është në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me të gjitha parimet e avancimit në karrierë, që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ndërtimin e diplomacisë cilësore dhe serioze”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, ambasador në Budapest duhet të jetë njëfarë Ilmi Selami nga Çairi, për shkak të, siç thonë, ngritjes së rejtingut partiak të zotit Osmani në lagjen Çair.