LAJMI I FUNDIT:

Policia gjeti 97 gëzhoja: Pamje që thuhet se tregojnë momentin e vrasjes së anëtarit të njohur të mafias greke në Athinë

Policia gjeti 97 gëzhoja: Pamje që thuhet se tregojnë momentin e vrasjes së anëtarit të njohur të mafias greke në Athinë

Një anëtar 44-vjeçar i njohur i mafias greke u ekzekutua me mbi 80 plumba në lagjen Neos Kosmos të Athinës në orët e para të së dielës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi ka ndodhur pak minuta para orës 02:00 të mëngjesit, teksa viktima Vangjelis Z., po hipte në makinën e tij të blinduar.


Siç thuhet më tej, më pas ai u gjend nën një “stuhi” të paprecedentë zjarri dhe ra i vdekur pranë makinës së tij.

Viktima dyshohet se mbante një armë, por nuk kishte kohë ta përdorte.

Sipas mediave greke, policia ka mbledhur 97 gëzhoja kallashnikovi nga vendi i krimit dhe automjeti i viktimës, përcjell Telegrafi.

Duke cituar burime policore, mediat raportuan se në një makinë të vjedhur ndodheshin 3 deri në 4 sulmues të cilët përdorën 2 deri në 3 armë të ndryshme kallashnikov si dhe një pistoletë 9 mm.

Autorët e panjohur janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe raportohet se kanë braktisur makinën e tyre pranë autostradës Athinë-Korinth duke i vënë flakën.

Ata me shumë gjasa kanë vazhduar arratisjen me një makinë tjetër të siguruar nga bashkëpunëtorët.

Po sipas mediave, viktima ishte i njohur për policinë në 20 vitet e fundit, kur ai u akuzua për djegien e një makine në Laconia, Peloponez, dhe qëlloi në drejtim të policëve që e ndiqnin.

Mediat raportuan se viktima njihej për çështje të rënda kriminale, si pjesëmarrja e tij në mafian greke, por edhe përfshirja e tij në një grup zhvatësish aktivë në rrethinat Haidari, Korydallos dhe Glyfada të Athinës perëndimore dhe lindore.

Megjithatë, nuk ka pasur asnjëherë prova të mjaftueshme për ta nxjerrë para drejtësisë.

Ndërsa policia vazhdon hetimet në vendin e krimit, autoritetet flasin për një “plan ekzekutimi të organizuar mirë”.

Ndërkohë disa pamje të publikuara në rrjetet sociale thuhet se tregojnë momentin e vrasjes së tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Evropa
Kalo në kategori