LAJMI I FUNDIT:

Hamasi publikon videon e pengjeve izraelite: “Nesër do të zbulojmë fatin e tyre”

Hamasi publikon videon e pengjeve izraelite: “Nesër do të zbulojmë fatin e tyre”

Grupi militant palestinez Hamas në 100-ditëshin e konfliktit me Izraelin ka publikuar një video të tre pengjeve izraelite që po mbahen në Rripin e Gazës.

Videoja e publikuar nga Hamasi tregonte tre pengjet Noa Argamani, Yossi Sharabi dhe Itay Svirsky duke duke i kërkuar qeverisë izraelite t’i kthejë në shtëpi, transmeton Telegrafi.


Nuk ka informacione se kur u xhiruan pengjet që u paraqitën në një video të përbashkët.

Hamasi ka lëshuar më parë video të ngjashme të pengjeve që po mban.

Njëqind ditë që kur filloi konflikti mes Izraelit dhe Hamasit - mendja tek 130 pengjet që ende s'u kthyen
Lexo po ashtu Njëqind ditë që kur filloi konflikti mes Izraelit dhe Hamasit - mendja tek 130 pengjet që ende s'u kthyen

Mirëpo ajo që kësaj radhe ishte shqetësuese është se bashkangjitur videos Hamasi i vendosi një mbishkrim trishtues me të cilën thoshte se të nesërmen do t’i informonte njerëzit për fatin e këtyre pengjeve duke mos indikuar se çfarë do të ndodhte me ta. /Telegrafi/