Një zyrtar i lartë rus i sigurisë ka paralajmëruar Ukrainën se Moska do të përdorë armë bërthamore nëse Kievi synon vendet e lëshimit të raketave brenda Rusisë.
Ish-presidenti rus dhe tani nënkryetari i këshillit të sigurimit të vendit, Dmitry Medvedev, tha se zyrtarët ukrainas që po konsiderojnë sulmimin e vendndodhjeve të raketave brenda territorit rus, “rrezikojnë të hyjnë në veprimin e paragrafit 19 të bazave të politikës shtetërore të Rusisë në fushën e parandalimit bërthamor”.
Paragrafi 19 i doktrinës bërthamore të Rusisë 2020 përcakton kushtet në të cilat një president rus do të konsideronte përdorimin e një arme bërthamore, raporton skynews.
Ai thotë gjerësisht se ato duhet të përdoren si përgjigje ndaj një sulmi duke përdorur armë bërthamore ose armë të tjera të shkatërrimit në masë, ose në përgjigje të përdorimit të armëve konvencionale kundër Rusisë “kur vetë ekzistenca e shtetit vihet në rrezik”.
Kujtojmë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë deri tani fuqitë më të mëdha bërthamore në botë.
Moska që kontrollon rreth 5889 koka bërthamore, ndërsa SHBA ka 5244 koka bërthamore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministria ukrainase e Mbrojtjes pretendon se Rusia ka humbur 496 mijë ushtarë nga fillimi i luftës
Një fragment i një komete ndriçoi qiellin mbi Spanjë dhe Portugali
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251