LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore ndan 1 miliard dollarë për Ukrainën

Banka Botërore ndan 1 miliard dollarë për Ukrainën

Banka Botërore ka ndarë rreth 1 miliard dollarë për rindërtimin e sektorit privat të Ukrainës – duke e zhvendosur fokusin e saj më të gjerë të investimeve drejt kapitalit.

Makhtar Diop, drejtor menaxhues i degës së investimeve private të bankës – i njohur si International Finance Corp (IFC) – i tha Reuters se rreth 620 milionë dollarë e fondeve të mobilizuara për Ukrainën janë nga bilanci i vetë krahut të investimeve dhe 360 milionë dollarë të tjera erdhën prej financimeve të jashtme.


Ky do të jetë një lajm i mirëpritur në Kiev – pas disa shenjave të lodhjes së donatorëve midis disa aleatëve kryesorë perëndimorë në muajt e fundit drejt fondeve të rindërtimit dhe paketave të tjera të ndihmës, raporton skynews.

“Historia do të na gjykojë”, Biden ripërsërit thirrjen që Kongresi të mbështesë ndihmën për Ukrainën
Lexo po ashtu “Historia do të na gjykojë”, Biden ripërsërit thirrjen që Kongresi të mbështesë ndihmën për Ukrainën

“Duhet të jemi të përgatitur… në një mënyrë ose në një tjetër, do të ketë një pas”, tha Diop, duke shtuar se plane specifike po diskutoheshin, por nuk arriti të ofrojë detaje të mëtejshme.

Theksojmë se Bashkimi Evropian pritet ta ndihmojë me 50 miliardë euro shtetin ukrainas në luftën kundër Rusisë.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar Kongresit amerikan që të miratojë një buxhet prej 60 miliardë dollarëve për shtetin ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Evropa
Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete

Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete

Azia
Kalo në kategori