Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha më 11 janar se nuk është optimist se Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë një marrëveshje për Kosovën deri në fund të vitit.
Siç vlerësoi për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), presioni politik ndaj Serbisë vazhdon – si për Kosovën, ashtu edhe për marrëdhëniet me Rusinë.
Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, i cili po vazhdon prej gati dy vjetësh, që nga 24 shkurti 2022, edhe pse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Periudhë jo e lehtë, mbi të gjitha, do të thosha në gjashtë muajt e ardhshëm – jo vetëm deri në fund të janarit – Kosova do të jetë tema dominuese”, tha Vuçeviq.
Siç shtoi ai, Beogradi duhet të vazhdojë të jetë maksimalisht konstruktiv, duke mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare, por edhe të ketë vija të kuqe të përcaktuara qartë.
Vuçeviq tha gjithashtu se “nuk është realiste” që deri në fund të vitit të arrihet diçka që nuk është arritur me dekada.
Vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe Aneksin për zbatimin e saj. Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët ta zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet, raporton evropaelire.
Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar vazhdimisht që dialogu për normalizimin e raporteve duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht i ka kërkuar Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili do të duhej t’u jepte vendimmarrje më të madhe serbëve në Kosovë.
Iniciativa për rikthimin e shërbimit ushtarak
Vuçeviqi, po ashtu, tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm nuk do të heqin dorë nga nisma për të rifilluar shërbimin ushtarak.
Ai theksoi se është e rëndësishme të përmendet se “nuk është thirrje për luftë”, por kuptim i të gjitha aspekteve të sigurisë së rrethanave gjeopolitike, gjendjes në vend, situatës në rajon dhe të ardhmes së Serbisë.
“Ne kemi dorëzuar një iniciativë zyrtare në kabinetin ushtarak të presidentit të shtetit. Do të dëgjojmë deklaratat e tij, pra bashkëpunëtorët e tij. Pas kësaj do të ketë një dëgjim publik. Instanca e fundit është Qeveria, d.m.th. Parlamenti”, tha Vuçeviq.
Ai theksoi se ende nuk dihet nëse shërbimi ushtarak, po qe se riaktivizohet, do të zgjasë 100 apo 120 ditë.
Iniciativa për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak është iniciuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe dhe i është dorëzuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 4 janar.
Në shpjegimin e saj, ushtria deklaroi se propozimi pason “një shqyrtim të detajuar të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore, me të cilat përballet Serbia si një vend ushtarakisht neutral”.
Ish-diplomati Nikolla Lluniq, nga Këshilli joqeveritar i Beogradit për Politika Strategjike, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se iniciativa “tregon se Forcat e Armatosura të Serbisë po përballen me probleme të akumuluara të plotësimit të njësive, që m
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t’i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Shkaku i sanksioneve amerikane, shumica e aeroplanëve rus Airbus janë jashtë funksionit
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare – Netanyahu do të arrestohet
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje