LAJMI I FUNDIT:

Lidhja Europiane për Ndryshim: BDI është pengesa kryesore e integrimit në BE

Lidhja Europiane për Ndryshim: BDI është pengesa kryesore e integrimit në BE

Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim” sot ka dalë me akuza në drejtim të BDI-së, duke thënë se ata janë pengesa kryesore e integrimit të vendit në BE. Nga LEN thonë se “këtë e bëri të ditur edhe ambasadorit holandez”.

“Vërejtjet nga partnerët ndërkombëtarë po vijnë një pas një. Reagoi ambasadori i BE-së, që po keqpërdoret flamuri Europian për të ngulfatur debatin. Reagoi fuqishëm Ambasadorja e SHBA-ve zonja e nderuar Angela Ageler, duke konstatuar që në RMV ekziston epidemi e korrupsionit e askujt nga pushteti nuk i bëri përshtypje që një partner aq i rëndësishëm si SHBA-ja po e thotë këtë gjë”.

“Më tutje, me të dhëna empirike e grafike, doli raporti i Komisionit Europian, që aspak nuk do të druajmë ta quajmë skandaloz e më i keqi deri tani, ku në çdo faqe të këtij raporti shihni konstatimin ‘no porgress was made’ dhe përsëri askush nuk e mori këtë seriozisht. Përkundrazi paaftësinë e tyre tentuan t’ia mveshin opozitës”, thonë nga LEN.


Ambasadori holandez në takim me Ahmetin: I papranueshëm ndikimi politik ndaj kryetares së Gjykatës së Lartë
Lexo po ashtu Ambasadori holandez në takim me Ahmetin: I papranueshëm ndikimi politik ndaj kryetares së Gjykatës së Lartë

Gjithashtu më tej theksojnë se takimi i djeshëm i ambasadorit të Holandës, Dirk Jan Kop dhe Ali Ahmetit, si dhe porosia e përçuar në këtë takim nga ambasadori, edhe njëherë e bëri me dije para opinionit të gjërë se BDI është pengesa e vërtetë për integrimin e vendit në BE.

“Shihet qartë se edhe partnerët ndërkombëtarë tashmë e kanë kuptuar mirëfilli se fjalët e BDI nuk përputhen me veprimet e tyre dhe manipulimi i tyre është ajo që i mban peng qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të qenë pjesë e familjes Europiane”.

Osmani për akuzat e ambasadorit holandez: BDI flet më së shumti kundër korrupsionit, ndikim në gjyqësor ka oligarkia
Lexo po ashtu Osmani për akuzat e ambasadorit holandez: BDI flet më së shumti kundër korrupsionit, ndikim në gjyqësor ka oligarkia

“E mira e kësaj pune është se ditët i kanë të numëruara dhe qytetarët e kanë të qartë se në zgjedhjet e ardhshme do të vendoset mes Lidhjes Europiane për Ndryshim nga njëra anë, që përpiqen për luftë të vërtetë kundër krimit e korrupsionit, të rikthejnë demokracinë dhe ta kthejnë shtetin e së drejtës, dhe nga ana tjetër këtyre tjerëve që shpëtimin e vetëm e shohin te kthimi i Nikolla Gruevskit, prandaj edhe tërë ky presion për shkarkim e për linçim u koncentrua pikërisht te kryetarja e Gjykatës Supreme, zonja Besa Ademi, sepse i rezistoi këtij presioni”, thonë nga LEN./Telegrafi/