LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku pret në selinë e LDK-së familjen e Enver Malokut, shpalosin pllakën e portretin përkujtimor të tij

Abdixhiku pret në selinë e LDK-së familjen e Enver Malokut, shpalosin pllakën e portretin përkujtimor të tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në selinë e partisë familjen e atdhetarit dhe gazetarit të ndjerë, Enver Maloku.

Ai u vra 25 vjet më parë, në mbrëmjen e 11 janarit të vitit 1999, në një kohë kur situata ishte mjaft e rënduar nga lufta. Ai u qëllua nga atentatorët pranë banesës së tij në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, në sytë e gruas dhe të fëmijëve.

“Atë ditë u ndërpre rrugëtimi i një gazetari vetëmohues, i një ëndërrimtari të lirisë, i një intelektuali të rrallë e të pashoq, i një adhuruesi të shkrimit, rokut, e vet shpirtit kulturor të shoqërisë sonë”, ka shkruar Abdixhiku në Faceboook.


Bëhen 24 vjet nga vrasja e Enver Maloku
Lexo po ashtu Bëhen 24 vjet nga vrasja e Enver Maloku

Me këtë rast, ai ka njoftuar se bashkë me familjen Maloku kanë shpalosur pllakën dhe portretin e tij përkujtimor.

“Patrioti model i orëve më të rënda e bartësi i dritares informuese në lëvizjen më të madhe nacionale për liri, pavarësi e demokraci, u vra në moshën 45 vjeçare. Sot, një çerek shekulli pas, me familjen e ngushtë Maloku, me zonjën Hava, Doruntinën e Drinin, në Selinë Qendrore të LDK-së shpalosëm pllakën e portretin përkujtimor të tij”.

“Ky portret e kjo pllakë, e vendosur në Murin e Nderit, do të na qëndrojnë si shenja të rënda që na ekojnë përherë dhe në përditshmëri. Që na rikujtojnë rreshtin e gjatë të patriotëve të Lidhjes dhe vet Republikës, ëndrra fillestare e të cilëve na është bërë udhërrëfimi ynë sot”, ka përfunduar i pari i LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori