LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e të riut në Prizren – dyshohet se qëlloj veten me pushkë automatike

Vdekja e të riut në Prizren – dyshohet se qëlloj veten me pushkë automatike
Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren. Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:20.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur një pushkë automatike me të cilën dyshohet që viktima ka qëlluar veten”, thuhet në raportin e policisë.


Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. /Telegrafi/