Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka njoftuar se tashmë ka një trase përfundimtare të hekurudhës që lidhë Kosovën me Shqipërinë.
“Lajm shumë i mirë që tashmë përfundimisht kemi një dakordim të dyanshëm për trasenë se kah do të kalojë hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë”, ka njoftuar Aliu në Facebook.
Ai ka thënë se tashmë punimet do të fillojnë në mënyrë intensive për realizimin e projektit.
“Në përputhje edhe me zotimet tona pas procesit të nisur të fizibilitetit, do të fillojnë punimet intensive në drejtim të realizimit të njërit prej projekteve më të mëdha infrastrukturore që do të lidhë jo vetëm qytetarët, por edhe ekonominë e vendeve tona dhe më gjerë”.
Ndryshe sot kryeministri shqiptar Edi Rama u ndal te hekurudha Shqipëri–Kosovë.
Me dakordësinë dhe të palës kosovare, Rama tha se do ketë një ndryshim të vijës, që do kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe në fund në Prishtinë.
“Kemi komunikuar dhe me Kosovën për ecurinë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do ketë një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë dhe kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, tha Rama./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria britanike: Po punojmë në mënyrë inovative me Shqipërinë kundër emigracionit ilegal
20 vjeçarit i anulohet leja e vozitjes për të gjitha kategoritë në Prizren për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura
Reshjet e djeshme ndotën ujin, QMK: Uji në Kumanovë nuk është i pijshëm
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251