Poezi nga: Eduardo de Filippo
Përktheu: Aurel Plasari
Të duket i gjatë një vit
dhe kalon shpejt;
edhe, si ka kaluar, shkon larg;
kalon një tjetër
dhe, si ikën,
rend edhe ai tok me të mëparshmin
dhe me pesë të tjerë së bashku,
njëzet,
tridhjetë vite
ikin në ajrí
përsipër reve.
Dhe së andejmi ti dëgjon një si rropamë
që është gjithnjë e njëjtë
qysh se bota është botë:
athua se banda e fshatit
bën ca potere në mes të rrugicës
edhe largohet.
Ta zë veshi teksa kalon
dhe më nuk e dëgjon si ka kaluar .
Por çfarë të mbetet,
më në fund, vallë çfarë?
Të mbetet kujtimi i një motivi
si të qe një muzikë e humbur,
një ëndërr e harruar,
që të është dukur e gjallë
më e kulluar se një kristal
brenda një ëndrre
dhe s’mund ta tregosh kur zgjohesh
as për veten tënde,
aq shumë është bërë prej asgjëje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!
Qesh, bisedo dhe këndo me GPT-4o!
Poezia më e vjetër e dashurisë
Çështja kombëtare shqiptare si reagim ndaj çështjeve tjera kombëtare në Ballkan
Viti 1918: Fundi i Luftës së Madhe dhe paqja e padrejtësive
Jeta në komunizmin shqiptar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3