LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci: Përmes shërbimit të detyrueshëm, Serbia tenton të fshehë motivin e ulët të ushtarakëve serbë për t’i shërbyer regjimit aktual

Maqedonci: Përmes shërbimit të detyrueshëm, Serbia tenton të fshehë  motivin e ulët të ushtarakëve serbë për t’i shërbyer regjimit aktual

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar lidhur me propozimin e ushtrisë serbe për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Në reagimin e tij, Maqedonci ka thënë se institucionet shtetërore në Serbi po rrisin nivelin e shpërfaqjes së ideve të vjetra që bazament kanë hegjemoninë dhe mosdurimin etnik, politik, kulturor e religjioz.

“Përveç vazhdimit të mbështetjes së grupeve paramilitare dhe terroriste, furnizimit me sisteme armatimi nga Rusia dhe Kina, veprimi i fundit i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë për rikthimin e shërbimit të obligueshëm ushtarak dhe deklarimet cinike të Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë rreth liberalizimit të vizave dhe ndërlidhja me ‘parashikimin’ e tij për largimin e 500 mijë shqiptarëve nga Kosova në drejtim të Bashkimin Evropian, shpërfaqë vazhdimësinë dhe prezencën e ideve kolonialiste dhe hegjemoniste te lidershipi politik në Serbi”, ka shkruar ministri.


Ai më tej ka thënë se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe militarizimi i Serbisë përveç qëllimit për kërcënimin e fqinjëve, ka synim edhe frikësimin dhe mbajten nën kontroll të vet qytetarëve serbë.

Për më tepër sipas tij, përmes shërbimit të detyrueshëm, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë tenton të fshehë moralin dhe motivin e ulët të ushtarakëve serbë për t’i shërbyer regjimit aktual.

“Kjo është edhe një ndër arsyet pse lidershipi aktual në Serbi e ka të domosdoshme shfrytëzimin e kriminelëve dhe grupeve jo-formale për të shtyer para interesat e tij. Në fund përmes shërbimit të detyrueshëm, institucionet në Serbi, synojnë që regjionin e Ballkanit ta fusim në garë të kapaciteteve ushtarake, me qëllim destabilizimin, pengimin e integrimit euro-atlantik të rajonit, dobësimin ekonomik të fqinjëve dhe krijimit të ndjesisë së luftës në prag”.

Maqedonci tutje është shprehur se “para se Vuçeviq të ‘ëndërrojë’ kolonat e kosovarëve duke lënë Kosovën duhet të shqetësohet për nivelin e represaljeve që regjimi të cilit ai i takon është duke ushtruar kundër qytetarëve të tij”.

“Regjimi aktual i Beogradit si vazhdimësi e regjimeve të kaluara të Serbisë me përpikëri po ndjek hapat e “playbook-ut” të diktatorëve duke shtypur edhe liritë më elementare në Serbi. Dhuna dhe veprimet ndaj opozitarit Nikola Sanduloviq dhe ndaj çdo zëri tjetër demokratik janë tashmë të njohura nga shembujt e ngjashëm që i shohim e dëgjojmë pothuajse çdo ditë në Federatën Ruse, Korenë e Veriut dhe Iran”.

Pavarësisht kësaj shpërfaqje agresive të fqinjit verior, ai ka thënë se Republika e Kosovës mbetet tërësisht e përkushtuar në rrugën e saj për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Qeveria e Kosovës vazhdon të mbështesë zhvillimin e ushtrisë së Kosovës në përputhje me standardet e NATO-s si një forcë profesionale, të mirë-trajnuar, të mirë-pajisur dhe të gatshme për të mbrojtur tërësinë territoriale, rendin kushtetues dhe jetën e qytetarëve të vendit tonë, pa dallim etnik, racor, politik e religjioz”.

“Ministria e Mbrojtjes zhvillon koncepte si dhe është duke zhvilluar aktivitete bashkëpunimi me institucionet qendrore, nivelin komunale dhe komunitetin për vetëdijesimin e qytetarëve për rolin e secilit qytetar në mbrojtje, siguri dhe mbështetje të autoriteteve civile”, ka përfunduar Maqedonci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori