LAJMI I FUNDIT:

Kate Winslet zbulon arsyen e veçantë pse e mban trofeun e saj të ‘Oscar’-it në tualet

Kate Winslet zbulon arsyen e veçantë pse e mban trofeun e saj të ‘Oscar’-it në tualet
Kate Winslet (Foto: MARK RALSTON/AFP via Getty Images)

Aktorja Kate Winslet fitoi çmimin e saj “Oscar” në vitin 2009 për rolin e saj në “The Reader”

Gjatë një paraqitje së fundmi në “The Graham Norton Show”, Kate e përshkroi vetë çmimin si “çuditërisht të rëndë”, duke zbuluar edhe vendin ku e mban dhe pse, shkruan Glamour.


“Të gjithë duan ta kenë trofeun një herë në dorë, sigurisht”, i tha ajo prezantuesit Graham Norton, duke përshkruar në mënyrë të përsosur reagimin që dikush mund të ketë nëse do të mbante një çmim “Oscar”. Ata do të donin të praktikonin fjalimin e tyre para të pranishmëve, duke imagjinuar sikur e kanë fituar.

Kate Winslet (Foto: Jason Merritt/Getty Images)

Por pjesa më gjeniale? Vendi ku Kate e mban trofeun e saj të “Oscar”-it, i ka bërë të gjithë qeshin.

“Vendi më i mirë me të vërtetë për të lënë çmimin ‘Oscar’ është në fakt tualeti”, thotë ajo.

“Sepse kur mysafirët hyjnë për një nevojë të vockël, ata vërtet mund të kalojnë kohën e tyre para pasqyrës me një çmim ‘Oscar’ në dorë. Gjithmonë mund ta dallosh sepse skuqen dhe pastaj ka edhe pesë minuta të tjera”, tha ajo duke përshkruar mysafirët që përdorin tualetin në shtëpinë e saj.

Ajo shtoi: “E gjithë ideja është që të gjithë të ndjehen sikur e kanë fituar një herë një ‘Oscar’ në jetën e tyre. Ta marrin atë (trofeun) në dorë dhe të thonë një fjalim vet me vete, si: ‘Unë do të doja të falënderoja djalin tim dhe babin tim’ – dhe ju gjithmonë mund të dalloni kur dikush e ka bërë një gjë të tillë, sepse ata kalojnë pak kohë shtesë atje kur shkojnë. Ata do të dalin duke u dukur paksa me faqe rozë. Është histerike”, tha aktorja.

Shumë fansa kanë komentuar me një teori qesharake duke thënë që aktorja duhet (ose tashmë e ka të) instaluar një kamerë sekrete në mënyrë që ajo të mund të shikojë vetë fjalimet e të ftuarve të saj. /Telegrafi/

Kate Winslet (Foto: GABRIEL BOUYS/AFP via Getty Images)