Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë se ka përfunduar veprimtaria policore e zhvilluar në veri gjatë mesditës të së premtes, pas gjetjes së rreth 700 fishekëve dhe 34 gëzhoja në Banjskë të Zveçanit gjatë ditës së djeshme.
“Nuk mund të themi se ka qenë ndonjë aksion policor, por ka qenë në fakt një veprimtari e Policisë, e cila është normale. Gjatë ditës së djeshme kemi gjetur një flamur të Serbisë, rreth 700 fishekë të kalibrit 762. Konsiderojmë se ka mundësi se janë nga rasti i Banjskës së Zveçanit. Kemi hasur edhe 34 gëzhoja në atë vend. Është afër vendit, rreth 50-60 metra ku është vrarë Afrimi ynë. E kemi krehur komplet atë zonë. Nuk është që kemi gjetur diçka, veçse një kapelë dhe një gëzhojë”, ka thënë Elshani, për RTV Dukagjini.
Tutje, Elshani ka deklaruar se gjatë veprimtarisë së ditës së sotme të Policisë së Kosovës dhe njësive siç janë ajo Speciale, Njësia Kundër Minave dhe Mjeteve shpërthyese dhe ajo e K9 siç njihet me qen, kanë gjetur vetëm një kapelë dhe një gëzhojë, e cila dyshohet të jetë nga sulmi terrorist në Banjskë me 24 shtator.
“Nuk kemi gjetur diçka, veçse një kapelë dhe një gëzhojë. Kjo veprimtari policore ka përfunduar. Ndërsa ka pasur njësi të ndryshme të policisë, si Njësia Speciale, Njësia kundër minave dhe mjeteve shpërthyese si dhe Njësinë e K9 me qen”, ka thënë Elshani. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKFOR: Vazhdojmë të kemi prani në Urën e Ibrit
Kurti: e-Kosova dëshmi e vizionit të qeverisë për t’i kthyer situatat e vështira në ndryshime pozitive
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan
Arrestohet ‘Niçja’ i Shijakut, policia publikon pamje nga arrestimi i tij
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
Biserko: Vuçiqi s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, po e pret Trumpin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Mallkimi i kampionëve në Kampionatet Evropiane - Spanja, Portugalia dhe tani Italia
Stërvitja më e madhe detare në botë i dërgon mesazh Kinës
"Granit shembull i një lideri të vërtetë, ai po udhëheq si kapiten" - Yakin flet për fitoren me Italinë dhe ndikimin e Xhakës
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit
Luciano Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë