LAJMI I FUNDIT:

Irakiani kapet nga policia në Kroaci, prezantoi letërnjoftim të rremë të Kosovës

Irakiani kapet nga policia në Kroaci, prezantoi letërnjoftim të rremë të Kosovës
Ilustrim

Profesori irakian i matematikës, Muhammad A. F. (26) është kapur në pikën kufitare të Bajakovës, Kroaci pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin.

Në të njëjtën kohë, ai u përpjek të identifikohet me dokumentin e dikujt tjetër – letërnjoftim të Republikës së Kosovës me emrin Valdrin Z., raporton jutarnjilist.


Ai fillimisht përfundoi në paraburgim dhe u akuzua për keqpërdorim të dokumentit të identitetit, transmeton Telegrafi.

Prokuroria në një kohë shumë të shkurtër ngriti aktakuzë kundër profesorit dhe gjykata po ashtu shpejt me propozimin e prokurorisë atij iu shqiptuar një dënim me kusht – pesë muaj burg me një periudhë prove njëvjeçare. Ai duhet të paguajë edhe 66.36 euro shpenzime gjyqësore.

Gjatë mbrojtjes, ai ka deklaruar se një vit më parë ka ardhur në Kosovë nga Iraku, prej nga ka arritur të hyjë ilegalisht në Serbi.

“Pastaj erdha në Kroaci. Dhe i gjithë udhëtimi ishte organizuar për mua në Kosovë dhe doja të shkoja në Bazel. Shoferi që më ka marrë në Serbi ma ka dhënë letërnjoftimin në emër të Valdrinit, por emrin nuk e di. Erdha në Kroaci me ndihmën e një udhërrëfyesi nëpër pyll. Pas kësaj, shoferi më tregoi veturën në të cilën duhet të hipja. Kështu që me të hyrë në automjet, shoferi më bërtiti: ‘Polici! Dil nga automobili dhe vrapo drejt tualetit!’ Dhe unë e bëra atë. Shkova në tualet ku policia erdhi shumë shpejt dhe trokiti në derë. Unë dola dhe, me kërkesën e tyre, u dhashë letërnjoftimin të dikujt tjetër si timen”, deklaroi ai. /Telegrafi/