LAJMI I FUNDIT:

Rrahja e Sanduloviqit, deputetja Kusari-Lila: Vuçiq po përdor metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve të Serbisë

Rrahja e Sanduloviqit, deputetja Kusari-Lila: Vuçiq po përdor metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve të Serbisë

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar lidhur me rrahjen e politikanit serb, Nikola Sanduloviq.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kusari-Lila ka thënë se Vuçiq po përdor metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve.

“Drejtpërsëdrejti nga libri i lojërave të Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i regjimit të Millosheviqit duke aplikuar metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve të  Serbisë. Vuçiq është një shekull larg pranimit të së vërtetës së krimeve të kryera, ndërkohë që rrezikon ekzistencën e atyre që e bëjnë”m, shkroi Lila.


Lidhur me këtë ka reaguar dhe deputetja britanike, Alicia Kearns, duke thënë se është e shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e politikanit serb.

Politikani serb u rrah brutalisht pasi bëri homazhe në Prekaz, reagon deputetja britanike Alicia Kearns
Lexo po ashtu Politikani serb u rrah brutalisht pasi bëri homazhe në Prekaz, reagon deputetja britanike Alicia Kearns

Ajo përmend parregullsitë në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi, duke thënë se kaluan “butë” nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe në godinën e BIA-s.

Në mesin e personave të maskuar që e kanë rrahur, Sanduloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radoiçiqin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 23 shtatorit në Banjskë.

Sipas avokatit dhe familjarëve të politikanit, arsyeja ishte videoja e publikuar në platformën X, ku Sanduloviq shihet duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Politikani serb që bëri homazhe në Prekaz u rrah nga Radoiçiqi
Lexo po ashtu Politikani serb që bëri homazhe në Prekaz u rrah nga Radoiçiqi

“Këtu keni fotografi ekskluzive të Nikolës pasi doli sot nga VMA-ja dhe u kthye në shtëpi. Shkak i kidnapimit dhe përdorimit të forcës brutale nga policia sekrete serbe – BIA, në fakt ka qenë videoja e publikuar nga vendosja e luleve në memorialin e familjes së vrarë dhe masakruar Jashari në Prekaz gjatë vitit 1998, të cilën edhe ia kanë treguar gjatë rrahjes me pistoleta, grushte, shqelma e goditje me këmbë, në kokë, në ndërtesën e BIA-s”, ka thënë bashkëshortja Bojana Sanduloviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij

Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij

Lajme
LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë

LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë

Politikë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori