LAJMI I FUNDIT:

Politikani serb që bëri homazhe në Prekaz u rrah nga Radoiçiqi

Politikani serb që bëri homazhe në Prekaz u rrah nga Radoiçiqi

Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekrete serbe, në ndërtesën e BIA-s.

Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sanduloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radoiçiqin, politikanin serb nga veriu i Kosovës që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.


Sanduloviq: Jam i vetmi politikan serb që kam bërë homazhe në Prekaz dhe kam kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve
Lexo po ashtu Sanduloviq: Jam i vetmi politikan serb që kam bërë homazhe në Prekaz dhe kam kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve

Në pamjet e publikuar në rrjetet sociale nga avokati serb, Çedomir Stojkoviq, opozitari serb shihet në gjendje të rëndë shëndetësore derisa kthehet në shtëpi pasi ishte shtruar në Spitalin Ushtarak të Beogradit.

Sanduloviqi thuhet se ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA), raporton eo.

Sipas avokatit dhe familjarëve të politikanit, arsyeja ishte videoja e publikuar në platformën X, ku Sanduloviq shihet duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

“Këtu keni fotografi ekskluzive të Nikolës pasi doli sot nga VMA-ja dhe u kthye në shtëpi. Shkak i kidnapimit dhe përdorimit të forcës brutale nga policia sekrete serbe – BIA, në fakt ka qenë videoja e publikuar nga vendosja e luleve në memorialin e familjes së vrarë dhe masakruar Jashari në Prekaz gjatë vitit 1998, të cilën edhe ia kanë treguar gjatë rrahjes me pistoleta, grushte, shqelma e goditje me këmbë, në kokë, në ndërtesën e BIA-s”, ka thënë bashkëshortja Bojana Sanduloviq.

Sanduloviq: Jam i vetmi politikan serb që kam bërë homazhe në Prekaz dhe kam kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve
Lexo po ashtu Sanduloviq: Jam i vetmi politikan serb që kam bërë homazhe në Prekaz dhe kam kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve

“Si pasojë e aplikimit të forcës brutale, e cila zgjati për orë të tëra, me një shfaqje të madhe urrejtjeje ndaj popullit shqiptar, shkaktoi paralizimin e plotë të anës së djathtë (krahëve dhe këmbëve) me mavijosje të shumta në trup, si dhe probleme me organet e frymëmarrjes. Në aplikimin e forcës brutale ndaj Nikolës, pesë persona ishin me rroba civile, të cilët e regjistruan rrahjen me telefon privat dhe Nikola e njohu njërin nga 10 personat që ishin të maskuar, si Milan Radoiçiq, dhe ia bëri të ditur këtë”, ka theksuar Bojana.

Ndryshe, Sanduloviq e ka quajtur presidentin serb, Aleksnadar Vuçiqi, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak.