LAJMI I FUNDIT:

Sanduloviq: Jam i vetmi politikan serb që kam bërë homazhe në Prekaz dhe kam kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve

Sanduloviq: Jam i vetmi politikan serb që kam bërë homazhe në Prekaz dhe kam kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve

Politikani serb, Nikola Sanduloviq, i cili vitin e kaluar ka vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz, ka thënë se është politikani i vetëm serb, i cili ka kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia në Kosovë.

Sanduloviq, shprëndau një video në rrjetin social “X”, në të cilen shihet teksa vendos lule tek varrezat në Prekaz.


“Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekazi. Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Më herët, Sanduloviq e ka quajtur presidentin serb, Aleksnadar Vuçiqi, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak.

“Si mund të jetë Kosova zemra e Serbisë kur ti president i Republikës së Serbisë nuk mund të hysh në Kosovë derisa Albin Kurti mos të lejojë! Së pari ti president i Serbisë, kriminel lufte të kërkosh falje dhe ta pranosh krimin që ka ndodhur në Reçak, pastaj të hysh [në Kosovë]! Bravo Albin Kurti”, ka shkruar Sanduloviq.

Më 17 shkurt në 15 vjetorin e pavarësisë, Sanduloviq kishte vizituar Kosovën.

I shoqëruar nga krerët e shtetit të Kosovës, Sanduloviq pas homazheve kishte se do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm të përgjigjen.

“Është ditë e vështirë dhe nder i madh që më është mundësuar nga kjo qeveri, me presidenten tuaj të nderuar dhe kryeministrin tuaj të nderuar, të më bëjnë të mundur që në emër të Serbisë së ndershme, të kërkoj një ndjesë të madhe dhe të kërkoj falje për të gjitha krimet e kryera nga Millosheviqi dhe kjo qeveri aktuale në Serbi, që kanë bërë ndaj jush.

Do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm ndaj jush të përgjigjen… Zoti ju bekoftë me shëndet dhe Zoti na dhëntë një paqe të merituar për të gjithë, faleminderit”, ka thënë Sanduloviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori