LAJMI I FUNDIT:

Vidhet një laptop në një shkollë në Shtime

Vidhet një laptop në një shkollë në Shtime

Drejtori i një shkolle ka raportuar se disa persona të panjohur kanë vjedhur një laptop.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00 në fshatin Gjyrkoc, në Shtime.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.


“Ankuesi mashkull kosovar drejtor i shkollës, ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë në objekt-shkollë, kanë vjedhur një llap-top dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/