LAJMI I FUNDIT:

“Shpërthimet” zgjuan banorët e New Yorkut, thonë se dëgjuan zhurmë të madhe dhe se ndërtesat lëkundeshin – autoritet po hetojnë rastin

“Shpërthimet” zgjuan banorët e New Yorkut, thonë se dëgjuan zhurmë të madhe dhe se ndërtesat lëkundeshin – autoritet po hetojnë rastin

Zjarrfikësit e New Yorkut janë duke kërkuar “burimin” e shpërthimeve të vogla, nga të cilat u ndërpre furnizimi me energji elektrike në Roosevelt të Manhattan.

ABC7 New York raporton se zjarrfikësit pak para orës 6 të mëngjesit kanë pranuar telefonatë për shpërthime në ishullin Roosevelt, si dhe në Upper East Side, Astoria dhe Quuens, transmeton Telegrafi.


Banorët e New Yorkut raportuan se janë zgjuar nga shpërthimet dhe se kanë ndjerë sesi ndërtesat lëkundeshin nga detonimet.

Televizioni amerikan raporton se rrugët e New Yorkut nuk janë bllokuar por se janë angazhuar një numër i madh i zjarrfikësve. Raportohet se disa ndërtesa që gjenden në jug të ishullit Roosevelt kanë mbetur pa energji elektrike, që mund të jetë një tregues se shpërthimi që është dëgjuar ka patur ndonjë lidhje me energjinë elektrike.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. E zjarrfikësit janë duke kontrolluar nëse ka dëme strukturale në ndërtesa apo në ishull, por deri më tani duket se asnjë prej tyre nuk është dëmtuar.

Policia e New Yorkut po drejtojnë komunikacionin në atë zonë derisa zjarrfikësit po e kërkojnë shkakun e shpërthimeve. Madje autobusët e shkollave po lëviznin me shpejtësi të  vogël në atë pjesë të qytetit. /Telegrafi/