LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani jashtë digjet, e brenda i tëri me tym – publikohet videoja nga fluturakja japoneze e përfshirë nga zjarri

Aeroplani jashtë digjet, e brenda i tëri me tym – publikohet videoja nga fluturakja japoneze e përfshirë nga zjarri

Në rrjetet sociale është publikuar një video nga brendësia e aeroplanit të Japan Airlines që u përfshi nga zjarri derisa ateroi në aeroportin Haneda të Tokios, duke u përplasur me një fluturake tjetër.

Rodger Whitefield, ish-pilot i aeroplanëve komercial ka thënë për Sky News se “është mrekulli” që të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit i kanë mbijetuar aksidentit, transmeton Telegrafi.


“Ishim dëshmitar të një mrekullie. Mënyrë sesi të gjithë pasagjerët e aeroplanët janë nxjerrë është vështirë të besohet”, tha Whitefield.

Në videon e realizuar nga një prej pasagjerëve shihet sesi nga jashtë aeroplani digjet derisa lëvizë nëpër pistë, e brendësia e fluturakes është e mbushur me tym.

Aeroplani i “Japan Airlines” përfshihet nga zjarri derisa ateron në pistën e aeroportit të Tokios
Lexo po ashtu Aeroplani i “Japan Airlines” përfshihet nga zjarri derisa ateron në pistën e aeroportit të Tokios

Whitefield ka theksuar se tymi dilte nga një prej dyerve të pjesës së pasme të fluturakes, duke shtuar se kjo nënkupton se dukshmëria në aeroplan ishte zero.

“Deri më tani (në këso rrethanash) të nxirren të gjithë pasagjerët jashtë – është mrekulli”, shtoi Whitefield.

Japan Airlines ka njoftuar se janë evakuuar 367 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.

Aeroplani i përfshirë nga zjarri në Tokio dyshohet se u përplas me një fluturake tjetër, evakuohen 379 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit
Lexo po ashtu Aeroplani i përfshirë nga zjarri në Tokio dyshohet se u përplas me një fluturake tjetër, evakuohen 379 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Piloti i Rojeve Bregdetare është evakuuar menjëherë, derisa anëtarët e tjerë konsideroheshin fillimisht si të zhdukur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori