LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria kishte vit të mrekullive: Gola spektakolarë, lojë e bukur dhe kualifikim për Euro 2024

Shqipëria kishte vit të mrekullive: Gola spektakolarë, lojë e bukur dhe kualifikim për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë në vitin 2023 kishte shkëlqim më të madh dhe ishte viti më i suksesshëm.

Skuadra kuqezi dhuroi emocione të jashtëzakonshme, me paraqitje të mëdha, duke siguruar kualifikimin historik në fazën finale të Evropianit Gjermani 2024.

Shqipëria dominoi kundërshtarë të fortë, grumbulloi rreth saj entuziazmin e një kombi, zbuloi “yje” të rinj, në një projekt që niste në fillimin e këtij viti me një emër të ri: Sylvinho.


Federata Shqiptare e Futbollit ia dha drejtimin e skuadrës yllit brazilian me një karrierë të pasur si lojtar në ekipe si Arsenal, Barcelona e Manchester City.

Ai kishte një staf po kaq prestigjioz ndihmësish, me argjentinasin Pablo Zabaleta e Doriva si ndihmës. Vinte me plot shpresë e ambicie në drejtimin e Shqipërisë.

Braziliani do ta niste aventurën e tij me Shqipërinë, pa miqësore, debutim në një sfidë zyrtare në 27 mars , sfidën e parë të Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024, përballë Polonisë, një prej favoriteve të grupit, si mysafir ku humbi ndeshjen e parë, 1-0, por polakët ishin me fat pasi  Wojciech Szczesny, bëri disa pritje të mëdha.

Takimet e radhës do të vinin në qershor, një periudhë kur shpesh kombëtarja nuk kishte dhënë maksimumin në vitet e fundit, pas përfundimit të sezonit të klubeve. Kuqezinjtë luanin me Moldavinë në “Air Albania” dhe pas tri ditësh si mysafir me Ishujve Faroe.

Ndaj Moldavisë ishte një provë e madhe, Shqipëria nuk i lejoi pothuajse asgjë një kundërshtari. Jasir Asani dhe Nedim Bajrami shënuan golat në pjesën e dytë.

2-0, ishte fitorja e parë e Shqipërisë në këtë fushatë eliminatore, e rëndësisë maksimale për t’i dhënë jetë një rruge që sapo kishte nisur. Tri ditë më pas, luhej me Ishujt Faroe, këtu fitorja ishte një detyrim.

Në Torshavin, Sylvinho prezantohej me të njëjtin formacion, ndryshimi i vetëm në mesfushë, ku titullar ishte Asllani në vend të Keidi Bares.

Fitore 3-1, ku shënuan Nedim Bajrami, Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi.

Pastaj, Shqipëria do të luante përballë favoritëve të grupit, me Çekinë si mysafir dhe me Poloninë në Tiranë. Ky ishte momenti i së vërtetës.

Në Pragë, kuqezinjtë luajtën ndeshjen më të vështirë të kësaj fushate. Çekët, kryesues të grupit, ishin një skuadër vërtetë e fortë, duke e vënë shpesh në vështirësi Shqipërinë, që ia doli të barazonte 1-1 falë një tjetër supergoli nga Nedim Bajrami.

Ishte barazimi vendimtar i kësaj fushate. Pastaj vinte ndeshja me Poloninë, ku goli i Jasir Asanit ishte jonormal, një tjetër supergol, i pabesueshëm. Ishte momenti i zhbllokimit, po gjithë Shqipëria po bënte një paraqitje të madhe, teksa gjente golin e dyfishimit me Mirlind Dakun, të kritikuar për një rast të humbur në sfidën me Çekinë, një gol që i jepte krahë një feste të jashtëzakonshme.

Shqipëria ishte kryesuese e grupit, tanimë me këtë fitore të madhe mund të bënte më qartë llogaritë e kualifikimit, kur mbeteshin edhe tri ndeshje.

Kuqezinjve iu duhej të paktën një barazim, por ishte një ndeshje e vështirë për t’u besuar.

Sërish nisi me një perlë të Jasir Asanit, pastaj dy gola të Taulant Seferit do të vendosnin gjithçka në këtë takim që u mbyll 3-0.

Në atmosferë festive u luajt dhe miqësorja me Bullgarinë, ku Sylvinnho u besoi atyre që kishin luajtur më pak, ku sërish shënuan fitore me rezultat 2-0 e golat e Qazim Laçit dhe Ernest Muçit.

Shqipëria shkonte në dy sfidat e nëntorit me sigurinë matematikore: një pikë mjaftonte për t’u kualifikuar në fazën finale të Evropianit. Dukej thuajse e pabesueshme të mjaftonte kaq për të bërë realitet një ëndërr kaq të madhe.

Me Moldavinë si mysafir dhe me Ishujt Faroe në shtëpi.

Shqipëria barazoi 1-1 në Kishinjev përballë Moldavisë, që në atë ndeshje luante shanset e fundit për të shpresuar evropianin. Shënonte ai që kishte sakrifikuar aq shumë gjithë edicionin, por fati e deshi që të shënonte pikërisht golin që vuloste kualifikimin, Sokol Cikalleshi.

Shqipëria ishte zyrtarisht në Evropian. Ishte ndoshta momenti festiv që ndikoi paksa dhe barazimin e fundit: 0-0 me Ishujt Faroe, megjithatë mjaftonte dhe kjo, ishim kryesues të grupit.

Shqipëria kishte mbyllur një vit të jashtëzakonshëm, 9 ndeshje të luajtura, 5 fitore, 3 barazime dhe vetëm një humbje, me një bilanc prej 15 golash të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar.

Jo vetëm Asani, Bajrami, Seferi e Daku, që kishin fituar kuotat në sulm, por një mesfushë plot muskuj e talent me Ramadanin e Asllanin, një mbrojtje fantastike, ku spikaste zbulimi Mario Mitaj dhe pa dyshim lideri Berat Gjimshiti.

Shorti i Evropianit i hedhur në fillim të këtij muaji, nuk ishte i favorshëm, pasi Shqipëria ra në grup me Spanjën, Italinë e Kroacinë, të gjithë kundërshtarë që meritojnë respektin maksimal.

Shpresojmë që edhe viti 2024 të jetë i suksesshëm dhe Shqipëria të ketë sukses edhe në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Përfaqësueset
“Është spektakolare”, Messi flet i ngazëllyer për Barcelonën e Hansi Flickut

“Është spektakolare”, Messi flet i ngazëllyer për Barcelonën e Hansi Flickut

La Liga
Kalo në kategori