Tensionet e larta me Serbinë, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe thellimi i varfërisë në vend, janë ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve të Kosovës në prag të vitit të ri.
Ata thonë se vitin e ri po e presin me shpresë se gjërat do të marrin për mbarë.
“Nëse e krahasoni me vitin e kaluar, 2023-ta besoj se ka qenë vit i suksesshëm në aspektin politik në arenën ndërkombëtare, me ngjarjet që kanë ndodhur të cilat kanë qenë shumë të rrezikshme mirëpo kanë përfunduar në mënyrë shumë pozitive, e kam fjalën për Banjskën. Situata ekonomike në anën tjetër ngelet ajo që është, janë sfidat globale të cilat ndikojnë në ekonominë e çdo shteti. Kështu që para festave të vitit të ri normalisht se të gjithë ne kemi pritje pozitive për vitin që vjen, por kryesorja është që ne duhet të japim kontributin secili në mënyrën e vet për të shkuar gjërat pozitivisht”, thotë Petrit Riza.
“Ka një varfëri shumë të skajshme që e kemi mbërri, tash e përjeton edhe Kosova por më së shumti pësojnë qytetarët. Një gjë duhet ta dijë qeveria dhe të gjitha partitë politike, qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë dhënë maksimumin, ju është kërkuar mundi – e kanë dhënë, iu është kërkuar njëra – e kanë dhënë, iu është kërkuar gjaku – e kanë dhënë, çdo gjë kanë dhënë. Ktheja popullit, ktheju qytetarëve, shtrije një dorë në popull e një në shtet dhe ecë populli e ecë shteti”, thotë Selver Lenjani.
“Mund t’i them tri apo katër brenga të cilat realisht për mua janë prej gjërave kryesore të cilat do ta rregullonin këtë shoqëri ose disa segmente të saj. E para unë gjithmonë kam thënë dhe do të them që arsimi ose sistemi arsimor i Kosovës është themeli i ndërtimit të një shoqërie të mirëfilltë dhe të shëndoshë. E dyta sigurisht që nga një sistem i mirëfilltë i arsimit do të kemi pastaj edhe zhvillim ekonomik. E treta është pastaj luftimi i korrupsionit i cili realisht ka disa rezultate të dukshme sidomos në rrafshin e veriut të Kosovës”, thotë Ali Dula.
“Po e shoh që ngadalë ngadalë jemi duke shkuar përpara, me vizat që po liberalizohen, me tabelat e makinave që po na pranohen, me krejt këto gjëra që po ecin çdo ditë, çdo javë e çdo muaj. Po e shoh që njerëzit këtu janë mirë dhe jam shumë i lumtur kur e shoh vendin tin, atdheun tim duke ecur përpara”, thotë Rinor Qyqalla,
“Unë të gjithë shqiptarëve kudo që janë ju uroj një vit të mbarë, shëndet pikë së pari e pastaj të gjitha të mirat e të mbarat t’ju prijnë. Unë ka disa vite që jetoj në Londër, kemi ardhur tani për festat e fundvitit në Kosovë, po kalojmë shumë bukur dhe po kënaqemi me familjarët e të gjithë bashkatdhetarët tjerë, ju uroj të gjithëve një vit të mbarë. Jemi shumë të lumtur kur shohim se gjërat po përparojnë, që rinia po përparon, gjithçka është mirë e më mirë, sivjet edhe sheshi po më duket që është rregulluar edhe më mirë, kështu që ju uroj të gjithëve të gjitha të mirat”, thotë Dija Berisha.
Udhëheqës të institucioneve vendëse e ndërkombëtare përgëzuan qytetarët për vitin e ri.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në një postim në rrjetet sociale se ky vit po mbyllet me mbështetjen e aleatëve, duke e vlerësuar atë shumë të rëndësishme në një kohë kur siç tha “siguria e Evropës dhe rajoneve të ndryshme anekënd botës, po kërcënohet nga forca destabilizuese”.
“Bashkëpunimi ynë me aleatët përfshin qasjen tonë konstruktive në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me synimin për të sjellë paqe dhe siguri dhe për të hequr barrën që do ta ngadalësojë rritjen dhe prosperitetin tonë. Në këtë proces të vazhdueshëm, dhe në bisedimet shumë të gjata që kanë paraprirë e do të vazhdojnë, do të doja të siguroja qytetarët se çdo marrëveshje që do të nënshkruhet do të jetë në të mirë të vendit tonë dhe nuk do të kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të vendit tonë”, tha ai.
Në urimin e tij për vitin 2024, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se viti që po e lëmë pas ishte plot me ulje ngritje, me momente të krizës, konfliktit dhe tragjedisë.
“Por gjithashtu ka pasur shumë përparim që duhet ta njohim dhe kremtojmë. Dua të fillojë duke bërë një gjë shumë të qartë, Shtetet e Bashkuara janë po aq të përkushtuara si edhe më parë për partneritetin tonë me popullin e Kosovës. Së bashku me qeverinë dhe popullin e Kosovës i kemi shtyrë përpara tri qëllimet kryesore të Shteteve të Bashkuara për Kosovën, të shohim Kosovën duke marrë vendin e saj në institucione evropiane dhe euroatlantike, sundim më të mirë të ligjit, qeverisje të përgjegjshme dhe efektive, zhvillim gjithpërfshirës të kapitalit njerëzor dhe rritje të qëndrueshme ekonomike”, tha ambasadori amerikan.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përkushtuara për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se në vitin që po vjen SHBA-të presin të shohin përparim të vërtetë nga të dyja palët për zbatimin e zotimeve të marra me këtë marrëveshjeje, duke përfunduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë./VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian