LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Me Kurtin kemi debate të zjarrta

Osmani: Me Kurtin kemi debate të zjarrta

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për sfidat dhe rëndësinë e bashkëpunimit politik në Kosovë. Ajo ka thënë se edhe pse mund të ketë debate të zjarrta dhe dallime në pikëpamje politike me kryeministrin Albin Kurti, është me rëndësi që të gjendet një rrugë e përbashkët e të punohet me qëllime të përbashkëta.

Kështu ka deklaruar presidentja pasi është pyetur nëse ka përçarje në raportet me kryeministrin, meqë ditëve të fundit ka qenë temë diskutimi se dy liderët shtetërorë nuk kanë raporte të mira si në të kaluarën dhe se “pika e nxehtë” është tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Osmani ka theksuar se debatet janë normale dhe të shëndetshme në demokraci e ndonëse ka pasur diskutime të zjarrta me Kurtin, ato nuk janë serioze saqë të mos tejkalohen.


Rrëfimi i presidentes Osmani për luftën: Babai im ka qenë i angazhuar politikisht në ndërtimin e celulave të para të mbrojtjes
Lexo po ashtu Rrëfimi i presidentes Osmani për luftën: Babai im ka qenë i angazhuar politikisht në ndërtimin e celulave të para të mbrojtjes

“Nuk do të thotë që nuk kemi debate të zjarrta, kemi por kjo nuk ka qenë një prej tyre. Ka gjithmonë debate të zjarrta por në fund gjithmonë e gjejmë një rrugë përpara dhe një mirëkuptim. Është me rëndësi qëllimet t’i kemi të përbashkëta, qëllime që kanë të bëjnë me një Kosovë çdo ditë e më të suksesshme, çdo ditë e më të fuqishme edhe brenda edhe jashtë sepse fuqizimi i ynë përbrenda reflekton edhe ndërkombëtarisht natyrshëm që çdo ditë marrim vendime që janë në interes të qytetarëve tanë”.

E para e shtetit ka deklaruar se ndonëse ka dallime në rritjen dhe të kaluarën politike, këto nuk duhet të pengojnë progresin e Kosovës.

“Edhe pse ne jemi rritur ndryshe politikisht, kemi të kaluar të ndryshme politike kjo nuk do të thotë që duhet të lejojmë që këto dallime dhe këto ndryshime ta dëmtojnë Kosovën dhe kemi filluar nga dita e parë e bashkëpunimit mbi këtë prizmë që edhe kur kemi ndryshime edhe kur kemi dallime të bëjmë debate sado të gjata por në fund ta arrijmë një qëndrim të përbashkët i cili është në interes të qytetarëve të Kosovës”, ka vijuar ajo.

Në fund, Osmani ka përmendur se bashkëpunimi dhe synimet e përbashkëta janë thelbësore për të avancuar interesat e vendit, duke theksuar nevojën për bashkëpunim edhe në rastet kur institucionet kanë kompetenca të ndara, por që ndonjëherë ato gërshetohen.

“Nuk është mirë që gjithmonë të pritet që të kemi qëndrime identike sepse është edhe brenda familjes, njeriu nga njëherë ka mendime të ndryshme por edhe brenda familjes së njëjt politike njerëzit kanë dallime. Ne jemi dy institucione të ndryshe, kemi kompetenca të ndara por në shumë raste ato edhe gërshetohen prandaj është edhe e domosdoshme që të bashkëpunojmë dhe t’i kemi synimet dhe qëllimet e përbashkëta”, ka përfunduar presidentja.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori