Ndotja dhe viruset mbushin spitalet në Maqedoni, më të prekur fëmijët dhe të sëmurët kronikë
Ajri i ndotur ka ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve me sëmundje kronike nëpër të gjitha spitalet e vendit. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Mehmeti, thotë se përveç ndotjes, tek të sëmurët kronik ndikojnë edhe viruset dhe ftohjet.
“Të dhënat që merr ISHP nga Qendrat e shëndetit publik, në nivel të RMV-së dhe spitalet përkatësve, kemi rritje të të sëmurëve kronik me këto diagnoza që përmendëm, nëpër klinika, pranë qendrës klinike Nënë Tereza në Shkup, por edhe prej spitaleve nëpër qytete të shërbimeve sekondare. Numër nuk kemi të saktë, por rritje të numrit ka, pasi është edhe sezoni e gripit, sezoni i ftohjeve të ndryshme, sezoni i ndotjes së ambientit që implikon që një I sëmurë kronik të trajtohet nëpër institucione përkatëse”, tha Shaban Memeti.
Këtë periudhë reparti i pulmologjisë punon me kapacitet të plotë. Mjeku, Bojan Stoshevski thotë se përveç spitalit, edhe të gjitha ambulancat e pulmologjisë punojnë pa ndërprerë.
Ai sqaron se ndotja e ajrit i prek të gjithë qytetarët, por ndikim më të madh ka tek të sëmurët kronikë, fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit.
“Më së shumti e vuajnë pacientët me sëmundje kronike, por në përgjithësi, ndotja ndikon në të gjithë organizmin, ndikon në disponim, te enët e gjakut, ka rrezik të shtuar të sulmeve në tru dhe zemër. Konkretisht ne si klinikë e pulmologjisë në përgjithësi punojmë me pacientë me sëmundje të frymëmarrjes dhe në këtë periudhë çdo vit në këtë kohë, rritet numri i pacientëve me sëmundje kronike të frymëmarrjes që kanë përkeqësim të sëmundjes. Pra pacientët nëse kanë pasur probleme me frymëmarrjes kjo do të jetë më e theksuar”, u shpreh Bojan Stoshevski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për tri raste të dhunës në familje në 24 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze