Farat chia përmbajnë zero për qind kolesterinë: A është e mundur të humbim peshë shpejt nëse i hamë
Tendencat për ushqim më të shëndetshëm i kanë rikthyer farat chia në meny, veçanërisht në rastin e regjimeve të reduktuara dietike, megjithatë, ka edhe disa polemika dhe deklarata që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë
Farat chia janë një ushqim gjithnjë e më popullor në vitet e fundit.
Ato klasifikohen si “superushqime” për shkak të përfitimeve të shumta shëndetësore dhe ushqyese, por me disa dilema që dalin nga rezultatet e hulumtimit.
Farat chia: Historia interesante e këtij superushqimi
Bima chia është nga familja e nenexhikut dhe e ka origjinën nga Meksika. Konsumohet në formën e drithërave të plota dhe kur farat chia ndërveprojnë me lëngun, ato zgjerohen dhe formojnë një xhel të trashë, transmeton Telegrafi.
Thuhej se farat Chia ishin ushqimi kryesor i astekëve dhe qytetërimit maja, por më vonë u ndaluan për përdorim fetar ritual. Përfitimet e tyre gjatë shekullit të kaluar i shijuan shumë pak njerëz, por me kohën e re dhe përhapjen e tendencave të të ushqyerit më të shëndetshëm, ato u rikthyen në treg në një “big style”, si një superushqim.
Çfarë përbërës të dobishëm përmbajnë farat chia: Përparësitë dhe disavantazhet
Farat Chia nuk përmbajnë një sasi të madhe vitaminash si disa superushqime të tjera, por ato janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe kalciumit. Farat Chia gjithashtu nuk përmbajnë kolesterol. Megjithatë, ato janë të pasura me minerale. Përveç kalciumit, ka edhe: fosfor, mangan, zink, bakër.
E keqja e këtyre ushqimeve është se ato kanë një përmbajtje relativisht të lartë kalori dhe yndyre. Është gjithashtu pengesa më e madhe midis ekspertëve që hulumtojnë aftësitë e farave chia në luftën kundër kilogramëve të tepërt. Dy lugë gjelle përmbajnë 138 kalori dhe 9 gram yndyrë (1 gram të ngopur). Thelbi është në përdorimin e moderuar, sugjerojnë dietologët, sepse në këtë mënyrë do të përdorim sasinë maksimale të fibrave dhe nuk do të kalojmë kufirin e kënaqshëm ditor të kalorive.
A na ndihmojnë këto fara të humbim peshë?
Baza e pretendimit se farat chia duhet të kenë një vend të rëndësishëm në menynë e njerëzve që duan të humbin peshë, nutricionistët mbahen pas dëshmisë se ngopja e tyre dhe ndikimi në cilësinë e tretjes sigurohet nga fibrat. Dy lugë fara chia kanë pothuajse 10 gram fibra, që është rreth 40 për qind e marrjes së rekomanduar ditore. Dietat e pasura me fibra shoqërohen me humbje peshe.
Sipas një studimi të mëparshëm, konsumimi i 30 gram fibra në ditë mund t’i ndihmojë njerëzit të humbin peshë më lehtë, në vend që t’i nënshtrohen një diete të komplikuar kufizuese.
Chia dhe shëndeti i zemrës
Farat Chia shpesh promovohen si një ushqim i shëndetshëm për zemrën. Edhe pse janë të vogla në përmasa, farat chia kanë një përmbajtje të lartë të acideve yndyrore omega-3. Shumica e acideve yndyrore omega-3 në farat chia janë acidi alfa-linolenik (ALA).
Shumica e hulumtimeve konfirmojnë se ushqimet dhe suplementet me përmbajtje të lartë ALA mund të zvogëlojnë rrezikun e sindromës metabolike dhe sëmundjeve koronare të zemrës. Megjithatë, edhe këtu profesioni ndeshet me kontradikta, ndaj nga 16 studimet e rishikuara, gjysma mbështeti përfitimet shëndetësore të ALA, ndërsa pjesa tjetër nuk i konfirmoi. Prandaj, nevojiten më shumë kërkime.
Në vend të një përfundimi
Farat Chia i përkasin grupit të drithërave me cilësi të lartë dhe mund të jenë pjesë e një plani të shëndetshëm për humbje peshe. Megjithatë, ato nuk janë një zgjidhje e shpejtë për të humbur peshë. Është veçanërisht e rrezikshme t’i konsumoni ato në sasi të mëdha, sepse kjo mund të rezultojë në një kundër-efekt, një rritje të kalorive dhe marrjes së yndyrës. Asnjë dietë, nëse nuk kombinohet me ndryshime të tjera në zakonet e jetesës, nuk do t’i heqë kilogramët ashtu.
Duke qenë se farat chia janë pa shije kur konsumohen vetëm, duhet të kujdesemi edhe me çfarë ushqimesh i kombinojmë. Rekomandohen drithëra të tjera dhe fruta arrore, gjithashtu në sasi të moderuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje