LAJMI I FUNDIT:

Inter nuk merr më shumë se një pikë ndaj Genoas, i hap rrugë Juventusit që të afrohet në tabelë

Inter nuk merr më shumë se një pikë ndaj Genoas, i hap rrugë Juventusit që të afrohet në tabelë

Inter ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Genoas, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit italian.

Pjesa e parë u karakterizua me shumë raste për gol nga të dyja anët, ku edhe u shënuan dy gola.


Mysafirët kishin tri raste me anë të Marcus Thuram, Hakan Calhanoglu dhe Nicolo Barella para se Marko Arnautovic (43’) të gjejë rrugën e rrjetës.

Arnautovic shënoi për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 Interit, pasi u gjend mirë në zonë për të çuar në rrjetë topin e kthyer nga shtylla.

Nuk vonoi shumë reagimi i Genoas dhe ata barazuan rezultatin në 1-1 me anë të Radu Dragusin (47’) i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit.

Pjesa e dytë ishte më e varfër sa i përket rasteve për gol nga të dyja skuadrat.

Inter pati mundësinë të kalonte në avantazh përmes Francesco Acerbit (68’) por goditjen e tij me kokë me shumë mund e ndali portieri vendas, Josep Martinez.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Inter pas këtij barazimi vazhdon si lider në tabelë me 45 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se Juventusi në vendin e dytë që ka 40 sosh dhe nesër (e shtunë) luan ndaj Romës./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori