LAJMI I FUNDIT:

Shfuqizimi i taksave për lojtarët e huaj: A do të pasojë një tjetër rënie në Serie A?

Shfuqizimi i taksave për lojtarët e huaj: A do të pasojë një tjetër rënie në Serie A?

Qeveria italiane ka vendosur që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ky vend të heqë lehtësimet tatimore për futbollistët e huaj, një masë që ka hyrë në fuqi që nga fillimi i vitit 2020 dhe është përshtatur posaçërisht për Serie A.

Sipas rregullave të reja, futbollistët e huaj do të paguajnë 45, jo vetëm 25 për qind të tatimit mbi fitimet e tyre.

Kështu, klubet italiane nuk do të mund të mbështeten në lehtësimet tatimore për përforcimet e huaja që do të sjellin gjatë afatit kalimtar të janarit.


Juventusi përgatit marrëveshje shkëmbimi, ofron yllin e ekipit për 'lojtarin më të mirë të akademisë së Arsenalit'
Lexo po ashtu Juventusi përgatit marrëveshje shkëmbimi, ofron yllin e ekipit për 'lojtarin më të mirë të akademisë së Arsenalit'

Seria A ka lobuar për zgjerimin e përfitimeve dhe pretendon se vendimi i qeverisë nuk është produktiv.

“Moszgjerimi i masës do të bëjë që ekipet të mos jenë në gjendje të konkurrojnë dhe kjo do të rezultojë në një rënie të të ardhurave, një reduktim të burimeve që do t’u ndahen akademive, një ulje të volumit në industri dhe më pak të ardhura për shtetin”, ka thënë një burim i brendshëm i ligës italiane.

Janë pagat e lojtarëve që janë shpenzimet më të rëndësishme në buxhetet e klubeve të Serie A dhe ata që e mbështetën këtë nismë, thanë se kjo i ndihmoi skuadrat italiane të tërheqin talente të huaja dhe të konkurrojnë me klube më të pasura si ato në Ligën Premier.

Pse thashethemet për kalimin e Barellas në Liverpool janë tepër të fryra
Lexo po ashtu Pse thashethemet për kalimin e Barellas në Liverpool janë tepër të fryra

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, loboi për të mbajtur uljet e taksave, por u refuzua nga partnerët e tij të koalicionit në qeveri.

“Koncesionet ndaj futbollistëve të huaj që fitojnë miliona janë të pamoralshme, klubet duhet të investojnë te lojtarët e rinj italianë dhe të mos paguajnë tepër të huajt që shpeshherë janë edhe lojtarë të këqij”, ka thënë përfaqësuesi Luca Toccalini./Telegrafi/