LAJMI I FUNDIT:

Pse thashethemet për kalimin e Barellas në Liverpool janë tepër të fryra

Pse thashethemet për kalimin e Barellas në Liverpool janë tepër të fryra

Mediat angleze shkruajnë se Liverpool, Chelsea, Newcastle United dhe Manchester United janë të etur për të nënshkruar me Nicolo Barellan, por në Itali ata kanë besim se ai do të rinovojë me Interin .

Vargu i raportimeve gjatë ditëve të fundit duket se është nxitur nga një sugjerim në ‘L’Interista’ se bisedimet për kontratën ishin ngadalësuar.


Sidoqoftë, marrëveshja e tij aktuale zgjat deri në qershor 2026 dhe Nerazzurrët nuk janë në asnjë nxitim për të arritur një marrëveshje të menjëhershme.

Ata kanë lojtarë të tjerë që janë më afër datës së skadencës dhe po fokusohen së pari tek ta, edhe pse bisedimet me agjentin e Barellas kanë nisur tashmë në nëntor.

La Gazzetta dello Sport, FCInterNeës dhe të tjerët janë të gjithë të sigurt që Barella është një shtyllë e skuadrës dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga San Siro.

Nga Lautaro te Leao, Barella dhe Bremer – Formacioni me lojtarët më të vlefshëm në Serie A
Lexo po ashtu Nga Lautaro te Leao, Barella dhe Bremer – Formacioni me lojtarët më të vlefshëm në Serie A

Ideja e një largimi në janar 2024 ka një probabilitet afër zeros, ndërsa vera mund të varet nga situata e përgjithshme financiare në Inter.

Klubi duhet të shlyej një borxh ndaj Oaktree në prill 2024, por edhe nëse nuk e bën Interi nuk do të falimentojë.

Barella aktualisht fiton 5 milionë euro neto plus bonuse, kështu që ka të ngjarë të rritet deri në 6 milionë euro plus me bonuse për të nënshkruar deri në vitin 2028. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori