LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Nga rezistenca institucionale, Kurti kaloi te insistimi për marrëveshje

Ymeri: Nga rezistenca institucionale, Kurti kaloi te insistimi për marrëveshje

Ish-deputeti Visar Ymeri, ka bërë një vlerësim për vitin 2023 sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke filluar sipas tij, nga një qëndrim “rezistues institucional” zhvillimet në dialog kanë përfunduar me një kryeministër të përpiktë për nënshkrimin e marrëveshjes mes dy vendeve.

Ymeri ka thënë se është e rëndësishme vlerësimi i dy mendësive politike që kanë dominuar në politikën e Kosovës, sidomos lidhur me çështjen e veriut.


“Është interesant të bëhet një shikimi në atë se qysh e kemi nisur vitin në raport me dialogun në kuptimin e qëndrimeve institucionale dhe qysh kemi përfunduar. Pra nga një qëndrim rezistues institucional, se kjo s’bëhet, këtë nuk e pranoj, veriu është çështje e krimit të organizuar e kështu me radhë. Kemi përfunduar në një ngarendje të kryeministrit tonë për nënshkrim të marrëveshjes”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ai ka përmendur divergjencat në trajtimin e çështjes së veriut, duke e krahasuar një qasje që fokusohet në krime të organizuara dhe një qasje që synon zgjidhjen përmes marrëveshjeve, siç ka vepruar sipas tij kryeministri Kurti.

“Domethënë tash në këtë drejtim ato dy mendësi që kanë qenë për të pranishmet përgjatë kohës se jo vetëm tash por edhe më herët në politikën e Kosovës duhet të vlerësohen edhe jetë vit. Do të thotë cila prej këtyre mendësive politike, qoftë ajo e shndërruar në politikë institucionale ose jo po del të jetë më e qëndrueshme në kuptimin e sjelljes sonë dhe efektet që i kemi mbërri pastaj”.

“Do të thotë a kemi pasur më shumë efekt me trajtuar veriun si çështje të krimit të organizuar të cilën e zgjidhim vetëm me polici, apo me trajtuar veriun përmes marrëveshjes siç edhe bëri zoti Kurti në fund”, ka deklaruar Ymeri./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori