LAJMI I FUNDIT:

Palestinezja shtatzënë eci me orë të tëra për të shmangur sulmet e IDF-së, lindi katërnjakë

Palestinezja shtatzënë eci me orë të tëra për të shmangur sulmet e IDF-së, lindi katërnjakë

Një grua e re palestineze që ishte shtatzënë është detyruar të ecë disa kilometra në Rripin e Gazës me tre fëmijët e saj, për t’i shpëtuar bombardimeve izraelite.

Iman Al Masry arriti të shkonte në kampin e refugjatëve Deir Balah, ku lindi katërnjakë, dy vajza dhe dy djem.

Por shpejt asaj iu desh të largohej nga spitali për të lënë vend për pacientët e tjerë, transmeton Telegrafi.


“I ushqej me gji, por nuk kemi ushqim të mjaftueshëm apo pelena”, tha gruaja 28-vjeçare, e cila tani jeton me fëmijët dhe burrin e saj në një klasë të mbipopulluar në një shkollë lokale të drejtuar nga UNRWA.

“Bastisjet janë shumë të shpeshta, ne përpiqemi t’i mbajmë fëmijët larg dritareve”, shtoi ajo.

Tre nga katërnjakët flenë me nënën e tyre në dysheme, i katërti duhej të qëndronte në spital sepse ishte shumë i dobët, peshonte vetëm një kilogram.

Babai i tyre 33-vjeçar e kalon pjesën më të madhe të ditës jashtë, duke u përpjekur të gjejë ushqim për familjen.

“Fëmijët kanë nevojë për qumësht dhe gruaja ime ka nevojë për ushqim që përmban proteina”, tha burri.

Gjatë luftës, ndihma humanitare arrin në Rripin e Gazës në sasi shumë të vogla dhe shpërndarja e saj pengohet nga luftimet dhe bombardimet, rrugët e shkatërruara dhe prishjet në lidhjet e telekomunikacionit.

Palestinezët e dëshpëruar shpesh hidhen mbi kamionë me ushqime përpara se organizatat e ndihmës t’i shpërndajnë ato.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 13 spitale në Rripin e Gazës funksionojnë pjesërisht, njëzet spitale nuk funksionojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky viziton “vijën e parë të frontit në Kharkiv” – këto janë fjalët që ua tha ushtarëve të tij

Zelensky viziton “vijën e parë të frontit në Kharkiv” – këto janë fjalët që ua tha ushtarëve të tij

Botë
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Botë
Të paktën një i vdekur, shtatë të plagosur - një dëshmitar rrëfen 'skenat horror' – detaje të tjera të sulmit me thikë në Angli

Të paktën një i vdekur, shtatë të plagosur - një dëshmitar rrëfen 'skenat horror' – detaje të tjera të sulmit me thikë në Angli

Evropa
Përplasje diplomatike që ka arritur një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të

Përplasje diplomatike që ka arritur një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të "bashkohet në një union me Putinin"

Botë
Erdogan deklaron se Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

Erdogan deklaron se Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

Botë
Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Botë
Kalo në kategori