Tensione, grushte tavolinës dhe ngritje zëri në seancën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime për plotësimin e vendit bosh të anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Kryetarja e Komisionit propozoi që plenumit t’i përcillen të dy emrat e propozuar nga partitë politike, Abdush Demiri, i mbështetur nga koalicioni i opozitës shqiptare Lidhje Evropiane për Ndryshim dhe Zulfi Adili, i propozuar nga Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës.
Asnjëri nga deputetët e shumicës nuk e elaboroi se pse të dy emrat duhet të kalojnë në plenare. Opozita shqiptare vlerëson se filtrin në komision duhet ta kalojë vetëm Abdush Demiri, meqë Zulfi Adilin e cilësojnë si kandidat të shumicës. Me këtë, thonë ata, prishet balanci pozitë-opozitë në KSHZ.
“Pa pjesëmarrjen e plotë të opozitës shqiptare s’mund të ketë zgjedhje në këtë vend. Nuk mund të ketë zgjedhje. Në do të bëjmë çmos. Kemi edhe mekanizma edhe demokratik, edhe institucional, edhe fuqi politike që ta ndalojmë këtë proces sepse kryetari i parlamentit dhe partitë në pushtet mundohen në këtë mënyrë ta manipulojnë procesin. Çfarë bëjnë këta, i qojnë propozim një partie që sapo është formuar dhe ajo parti e propozon anëtarin e Aleancës për Shqiptarët që është pjesë e shumicës dhe duan që përbërja e KSHZ-së të jetë 5 me 2”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
“Si mund të sqarohet që një parti politike e sapoformuar të propozojë kandidat. Ja politikisht është ose jo i atyre, gjë që gjithsesi të gjithë e dinë se është i Aleancës për Shqiptarët, por është në kundërshtim me ligjin sepse nuk mund të ketë kandidat një parti politike e sapoformuar”, u shpreh Fadil Zendeli, Lëvizja Besa.
Opozita shqiptare ka edhe mbështetjen e partive të tjera opozitare parlamentare. Sipas OBRM-PDUKM-së, qëllimi është që KSHZ-ja të mbesë pa një anëtar për shkak se nëse nuk ka konsensus, asnjëri nga propozimet nuk do të mund të marrë 80 votat e nevojshme.
“Këtu shihet se qëllimi i pushtetit nuk është të zgjidhet anëtar por si të komplikohet çështja dhe të mos zgjidhet anëtar në KSHZ. BDI-së i përshtatet që të mos zgjidhet anëtar në KSHZ dhe kur të mos kenë anëtar në KSHZ partitë që janë në opozitë nuk do të kenë të drejtë as të kenë anëtar në këshillat zgjedhor dhe më këtë do të jenë të hendikepuar të marrin pjesë në vëzhgimin e procesit zgjedhor”, tha Antonio Milloshovski, OBRM-PDUKM.
“Është shumë e qartë që nëse një parti nga opozita kalon në pozitë e humb vendin në KSHZ dhe duhet ata parti që janë në opozitë të propozojnë kandidat. Raporti është shumë I qartë dhe definon se sa anëtar duhet të ketë KSHZ-ja nga opozita dhe sa nga pushteti”, shtoi Pavlle Trajanov, Lidhja Demokratike.
Kuvendi është dashur të nisë procedurën për të plotësuar pozitën boshe në KSHZ e shumta 30 ditë pas largimit të anëtarit të mëhershëm, e që në rastin konkret ishte Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët, i cili në muajin shkurt la postin në KSHZ për postin e ministrit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
Mickoski: Do të pranojmë pagën minimale për të cilën do të pajtohen punëdhënësit dhe punëtorët
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale