LAJMI I FUNDIT:

Shi gati pa pushim, në shumë rajone lumenjtë kanë dalë prej shtratit – kjo është situata e përmbytjeve në Gjermani

Shi gati pa pushim, në shumë rajone lumenjtë kanë dalë prej shtratit – kjo është situata e përmbytjeve në Gjermani

Shumë shi dhe gati pa pushim. Ka javë që në Gjermania shirat kanë qenë të vazhdueshëm. Në shumë rajone lumenjtë kanë dalë prej shtratit, gjendja mbetet e tensionuar.

Qindra vetë nuk i kaluan ditët e festës së Krishtlindjeve në shtëpitë e tyre këtë vit në Gjermani.

Ata duhet të evakuoheshin për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Edhe në ditët e ardhshme gjendja mbetet e tensionuar, sidomos në rajonet e Saksonisë së Poshtme dhe Saksoni-Anhalt.


Prita të pengimit të ujit apo argjinaturat për shkak të shirave mund të prishen.

Më shumë shpresë ofrojnë të dhënat e Shërbimit Metereologjik. Të mërkurën (27.12.) priten pak shira dhe përmirësim i motit.

Përmbytjet janë shpeshtuar

Të Gjelbrit gjermanë për shkak të gjendjes kritike të përmbytjes në vend kanë kërkuar investime më të mëdha në mbrojtjen nga përmbytjet.

“Aty ku qytetet janë shumë pranë ujërave, kemi nevojë për më shumë investime në mbrojtjen teknike nga përmbytja si argjinaturat apo rezervuarë mbledhës të ujit”, është shprehur zëdhënësi për ekologjinë i grupit parlamentar të Të Gjelbërve në Bundestag, Jan-Niclas Gesenhues për gazetën “Rheinische Post”.

Sipas Gesenhues “menjëherë duhet që në çdo planifikim të merren parasysh kriteret e rrezikimit nga përmbytja dhe përshtatshmëria me klimën”.

Edhe në Gjermani “fluksi i ujërave dhe përmbytjet janë bërë më të shpeshta dhe më të forta”, ka thënë politikani i gjelbër, sipas AFPD.

Ligji i ri i miratuar nga Bundestagu para disa javësh i detyron komunat, landet dhe federatën të bëjnë më shumë për mbrojtjen nga përmbytjet, ka theksuar Gesenhues.

Pas ditësh shirash të vazhdueshëm gjendja e nivelit të lartë ujërave solli shqetësim në shumë rajone në Gjermani.

Në Saksoni-Anhalt, 180 banorë të Tyringjisë dhe në Helme u desh të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut të përmbytjes nga rritja e nivelit të ujit të liqenit artificial Kelbra, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Po ashtu edhe në Rinteln në Saksoninë e Poshtme dhe në Vindehausen në Saksoni Anhalt banorët duhet të largoheshin nga shtëpitë në ditët e Krishtlindjeve.

Në rajone të tjera banorët janë njoftuar për të qenë gati për evakuim.

Ndërkohë që në disa rajone gjendja ka filluar të qetësohet, zona të tjera janë para keqësimit të gjendjes.
Në zonat përreth lumit të Elbës janë regjistruar nivelet më të larta të ujit dhe të mërkurën pritet një valë përmbytjeje. Kjo rritje e nivelit të ujit lidhet me shkrirjen e dëborës dhe shirat e vazhdueshëm. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Cilët liderë të huaj do të marrin pjesë në inaugurimin e Trump - dhe kush jo?

Cilët liderë të huaj do të marrin pjesë në inaugurimin e Trump - dhe kush jo?

Amerika
Droni turk Bayraktar TB3 PT-3 kryen me sukses testin e parë të gjuajtjes së municioneve

Droni turk Bayraktar TB3 PT-3 kryen me sukses testin e parë të gjuajtjes së municioneve

Turqia
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Botë
Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së

Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së

Amerika
Gati për një mandat të dytë: Trump mbërrin në Uashington ndërsa festimet e inagurimit fillojnë

Gati për një mandat të dytë: Trump mbërrin në Uashington ndërsa festimet e inagurimit fillojnë

Amerika
Fotografi nga arkivi që tregojnë ceremonitë e betimit të presidentëve amerikanë në Uashington, gjatë 100 vjetëve të fundit

Fotografi nga arkivi që tregojnë ceremonitë e betimit të presidentëve amerikanë në Uashington, gjatë 100 vjetëve të fundit

Amerika
Kalo në kategori