LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Edhe aleatët tanë e kanë kuptuar se Vuçiqi dhe Putini janë të gatshëm për çdo eskalim, përshirë edhe luftën

Gërvalla: Edhe aleatët tanë e kanë kuptuar se Vuçiqi dhe Putini janë të gatshëm për çdo eskalim, përshirë edhe luftën

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha sot në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë se gjatë vitit 2023 kanë investuar në siguri dhe mbrojtjen e vendit dhe sipas saj shteti sot është më i fortë në mbrojtje se kurrë më parë.

Gërvalla në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti tha se forcimi i shtetit ligjor është ajo për të cilën janë votuar dhe të cilën po e zbatojnë përkundur rezistencës dhe kundërshtimeve.


Ajo tha se tejkalimi i kuotës së NATO-s prej më shumë se 2 për qind të GDP-së për mbrojtje është një prej treguesve të dukshëm të fokusit të Qeverisë për sektorin e sigurisë.

“Prania e aleatëve, partnerëve tanë, sidomos e KFOR-it ka rëndësi strategjike jo vetëm për Kosovën, por edhe për paqen në Evropën Juglindore”, tha ajo, gjersa shtoi se kontingjenti i ushtarëve të KFOR-it është rritur nga 4500 në 5500 brenda disa javësh.

“Mendoj se edhe aleatët tanë e kanë kuptuar se Vuçiqi dhe Putini janë të gatshëm për çdo eskalim,  përshirë edhe luftën”, tha ministrja, gjersa shtoi se strategjia për zmbrapsjen e tyre nuk mund të jetë përkëdhelja por vendosmëria për mbrojtjen e paqes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori