“Faturat e fryra” të rrymës – opozita kërkon llogaridhënie nga Qeveria dhe hetim urgjent
Qytetarët të cilët këto ditë kanë pranuar faturat e rrymës, janë ankuar për rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Si rrjedhojë e ankesave të shumta nga qytetarët, kanë reaguar edhe partitë opozitare dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke kërkuar nga Prokurori e Shtetit që këtë çështje ta hetojë me urgjencë.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare.
“Në vitin e tretë të Qeverisë Kurti, qytetarët po ndjejnë në xhep efektet “e fuqishme” të kësaj qeverie. Faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri madje ka kërkuar nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj të merret me çështjen e faturave të energjisë elektrike.
“Pikërisht sot më shumë se kurrë do të duhej të ishte zëri kumbues kundër vjedhjes dhe diskriminimit të qytetarëve në faturat e energjisë nga qeveria e dhe mafia energjetike”, ka shkruar Tahiri.
Për “faturat e fryera” ka reaguar edhe i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti”.
“Para kësaj, ishin rritur edhe dy herë të tjera. Pra gjithsejtë 3 herë për 3 vjet. Gjendja e tanishme është produkt i mosnjohjes së realitetit qytetar në vend. Siç dhe thoshin vet, ‘qytetarët po shpenzojnë shumë sepse rryma është e lirë’”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Telegrafi.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur qeverinë Kurti qeveri të mashtruesve dhe të paaftëve.
Tahiri ka thënë se Kosova po shkon drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë të jenë mes 250 e 350 euro.
“Në vendin me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në rajon dhe Evropë, qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e vendeve më të pasura si Belgjika e Luksemburgu. Po shkojmë drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë, të jenë mes 250 – 350 euro”, ka thënë Tahiri.
Ndërkohë, Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka thënë të martën se vlera e faturës së muajit dhjetor është rritur si pasojë e “shpenzimit më të madh të rrymës” dhe mos subvencionimit të konsumatorëve kursimtarë nga Qeveria e Kosovës krahasuar me një vit më parë, pas ankesave të shumta nga konsumatorët.
KESCO tha në një njoftim se nuk ka pasur rritje të çmimit të rrymës prej rritjes së fundit prej 15 për qind më 1 prill të këtij viti.
“Rritja e vlerës së faturave në këtë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje. Konsumimi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kwh në muaj faturohet me tarifë më të lartë, ashtu siç paraqiten në çdo faturë të konsumatorëve”, tha KESCO. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Nuk është e rastësishme që keni parë më shumë makina Volvo në trafik
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës