LAJMI I FUNDIT:

Sulmi terrorist në Banjskë, edhe dy muaj paraburgim për tre të dyshuarit

Sulmi terrorist në Banjskë, edhe dy muaj paraburgim për tre të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj tjerë tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.


“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë  Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M, B.S dhe V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin”, tha Gashi për Telegrafin.

Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024.

Tre personat, Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq, dyshohen për sulmin terrorist në veri të vendit, saktësisht në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një polic dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Ndryshe, tre të dyshuarit gjenden në paraburgim nga 26 shtatori. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori