LAJMI I FUNDIT:

Një anije tanker sulmohet në brigjet e Oqeanit Indian, Pentagoni akuzon Iranin për sulmin me dron

Një anije tanker sulmohet në brigjet e Oqeanit Indian, Pentagoni akuzon Iranin për sulmin me dron

Një tanker me materie kimike është goditur në Oqeanin Indian nga një dron i nisur nga Irani, ka njoftuar ushtria amerikane.

BBC raporton se sulmi ka ndodhur të shtunën. Pentagoni tha se anija Hem Pluto u godit “200 milje detare (370 kilometra) nga brigjet e Oqeanit Indian, transmeton Telegrafi.


Zjarri në anije është shuar dhe nuk ka viktima. Thuhet se Irani nuk e ka komentuar këtë lajm dhe kujton serinë e sulmeve me dronë dhe raketa të kryera së fundmi në Detin e Kuq nga Huthi, rebelë nga Jemeni të mbështetur nga Irani.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) theksoi në një deklaratë të veçantë dje se “dy raketa kundër anijeve u gjuajtën në rrugët detare ndërkombëtare në pjesën jugore të Detit të Kuq, nga zonat në Jemen të kontrolluara nga Huthi”.

“Asnjë nga anijet nuk u godit nga raketa balistike”, tha CENTCOM.

Deklarata njoftoi gjithashtu se një anije luftarake amerikane që patrullonte ato ujëra, “shkatërroi katër dronë që mbërritën nga zona e kontrolluar nga Huthi i Jemenit” dhe shënjestroi një anije amerikane të paidentifikuar.

Më vonë të njëjtën ditë, një tanker që transportonte naftë të papërpunuar u godit në pjesën jugore të Detit të Kuq nga një dron i nisur nga Huthi, ndërsa një tjetër u godit për pak.

BBC raporton se rebelët, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, thonë se synojnë anijet e lidhura me Izraelin për shkak të luftës së vazhdueshme në Rripin e Gazës.

Shumë kompani të rëndësishme globale të anijeve kanë pezulluar transportin përmes Detit të Kuq, për shkak të rritjes së rrezikut të sulmeve.

Pentagoni njoftoi se tankeri “Hem Pluto” në Oqeanin Indian u godit nga një “dron të nisur nga Irani”.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes deklaroi se ishte një “cisternë kimike që lundroi nën flamurin e Liberisë, ka një pronar japonez dhe një operator holandez”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori