Marrëveshja Kosovë-Danimarkë për transferimin e rreth 300 të burgosurve në burgun e Gjilanit, po konsiderohet si kriminale dhe raciste nga kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriu, Behxhet Shala.
Ai thotë se kjo marrëveshje ka shkaktuar shqetësime, pasi vlerësohet si shkelje e të drejtave të njeriut.
Shala në një intervistë thotë se kjo marrëveshje nuk sjellë dobi për Kosovën, derisa thekson se të burgosurit nga Danimarka, mund të jenë kriminelë islamikë që merren me krim të organizuar.
“Ajo është marrëveshje kriminale, marrëveshje raciste. Kjo marrëveshje nuk e sjell asnjë dobi për Kosovën, sepse po i importoni të dënuar nga një shtet, i cili ka mundësi që një mijë herë më shumë se Kosova t’i trajtojë dhe t’iu jep kushte më të mira të trajtimit fizik dhe të tjera, e ata kur po heqin dorë nga ajo, po na i bien në Kosovë, po i shesin sikur mall.
Ata të burgosur, asnjëri prej tyre, 300 nuk janë shtetas danezë. Ata të gjithë janë të shteteve nga Afrika, Azia… Ata që vinë nga Danimarka mund të jenë kriminelë islamikë që janë marrë me krim të organizuar, me tregtim të narkotikëve dhe tregtim të qenieve njerëzore..Kjo është e rrezikshme, sepse eliminon punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me sovranitetin dhe sigurinë e shtetit… Kjo marrëveshje, e cila është thellësisht e dëmshme për Kosovës, kjo është më shumë për partitë politike, sepse e keni parë se arsyetimi i Ministrisë së Drejtësisë ka qenë se Danimarka është shtet mik, i cili e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Shala.
Përveç kësaj, Shala foli edhe për të burgosurit në Kosovë, për çka kritikoi presidenten Vjosa Osmani për mos faljen e disa të burgosurve që sipas tij e meritojnë të lirohen.
Ai thotë se presidentja Osmani është në gjendje që “më përpara ta lirojë një të burgosur nga Afganistani se sa një në Kosovë”.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, përkundër ndërhyrjeve politike të vazhdueshme që nga përfundimi i luftës edhe tani ka ndërhyrje të madhe të shërbimit korrektues, madje Shërbimi Korrektues i Kosovës tani shumë pak i zënë shërbimet të mëparshme, megjithatë e bën një punë të mirë, për faktin se edhe të burgosurit e Kosovës janë të burgosur, jo si në vendet tjera. Ne e kemi pasur rasti t’i vizitojmë burgjet në Shqipëri dhe Mal të Zi. Besoni se dallimi me të burgosurit e Kosovës dhe Shqipërisë është sikur nata me ditë. Presidentja e Kosovës më përpara është në gjendje ta falë një të burgosur në Afganistan se një të burgosur në Kosovë – në mënyrë flagrante e shkel një mundësi që i jep Kushtetuta për t’i falë të gjithë të burgosurit dhe mos të falë asnjë të burgosur”, tha Shala.
Ndër të tjera, Shala foli edhe për pamundësinë për të vizituar ish-krerët politikë të cilët po gjykohen për krime lufte në Hagë, për çka thotë se kanë dërguar disa herë kërkesa për vizitë, por të njëjtat janë refuzuar me arsyetime të ndryshme.
Sipas tij, “Haga nuk e bën hesap as Ministrinë e Drejtësisë e as Kosovën”.
“Ne i kemi dërguar disa kërkesa për vizitë në Hagë. Haga na ka refuzuar me pretekst që një herë ka qenë pandemia, pastaj kanë qenë 100 probleme tjera. Ne nuk kemi aplikuar si vizitorë të rëndomtë, por ne i kemi treguar Hagës se ne duam të vijmë në cilësinë e monitoruesit. Haga monitorimin ia ka dhënë komunitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gjenevë dhe Avokatit të Popullit të Holandës, të cilët radhë herë apo asnjë herë nuk i vizitojnë të burgosurit.
Haga njëfarë mënyre as nuk i bënë hesap as Ministrinë e Drejtësisë, as Kosovën dhe as Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut nuk lejon asnjë mënyrë që dikush i huaj, përjashtuar ato dy organizata, që t’i vizitojë të burgosurit. Ju e keni parë që mund të përcjellin një gjykim online përmes mjeteve të informimit, mirëpo në asnjë mënyrë nuk iu lejohen të hyjnë aty brenda dhe ta takojnë të burgosurit”, përfundon Shala.
Ndryshe, Kosova dhe Danimarka më 20 dhjetor 2021 nënshkruan një letër-pëlqim, sipas të cilit shteti danez do të merrte me qira për 10 vjet 300 qeli në Kosovë. Kjo marrëveshje ishte përcjell me kritika nga shoqatat e të drejtave të njeriut në Danimarkë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ali Ahmeti uron 22 Nëntorin: Deri dje e avanconim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët ‘Golden Sabre 2024’
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje