LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari Agim Kuçi konfirmon se hajnat ia kanë thyer shtëpinë një natë më parë

Gjyqtari Agim Kuçi konfirmon se hajnat ia kanë thyer shtëpinë një natë më parë
Foto: Ilustrim

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë Agim Kuçi ka konfirmuar se në shtëpinë e tij ka ndodhur vjedhje gjatë natës.

Ai ka deklaruar se vjedhja ka ndodhur gjatë kohës sa në shtëpi nuk ishte askush.


“ Po, po mbrëmë ka ndodh, në detaje nuk….Policia i ka të gjitha detajet, s’ka qenë kërkush në shtëpi, dhe më ka njoftu Policia që u thy”, tha gjykatësi Kuçi për “BetimipërDrejtësi”.

Ndërkaq, në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në shtëpinë e një personi tjetër.

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Prishtinë - Policia konfiskon shok bomb, dokumente, kartela bankare dhe alkool
Lexo po ashtu Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Prishtinë - Policia konfiskon shok bomb, dokumente, kartela bankare dhe alkool

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:40, në Veternike të Prishtinës.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa fishekë, disa shok bomba, dokumente, kartela bankare, monedha, thikë, brisk dhe disa shishe të alkoolit.

Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa fishekë, disa shok bomba, dokumente, kartela bankare, monedha, thikë, brisk dhe disa shishe të alkoolit”, thuhet në raport. /Telegrafi/