Njeriu që vrau të paktën 14 persona në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Charles në Pragë, kishte një pushkë të gjatë me optikë. Këtë e dëshmon edhe fotografia prej universitetit në sheshin Jan Palacha.
Ish-inspektori i policisë dhe instruktori i gjuajtjes, Pavel Çerny tha për aktualne.cz se bëhet fjalë për një armë shumë të shtrenjtë.
“Sipas asaj që pashë, ishte një armë e gjatë e tipit AR-15, kalibri 308 Winchester. Pra, me fishekë relativisht të mëdhenj. Dhe arma kishte një zoom. Është një armë luksoze dhe e shtrenjtë, që kushton rreth 200 mijë korona (diku më shumë se 8000 euro)”, tha ai. “Nuk është një gjë e rrallë në Republikën Çeke, por është vërtet e shtrenjtë. Është si të zgjedhësh një BMW të akorduar”, thotë nënkoloneli i pensionuar i policisë.
Sipas Cherny, nuk ju nevojitet shumë përvojë për të përdorur një armë të tillë kur gjuani nga një distancë e afërt, “ai nuk kishte nevojë për ndonjë trajnim të veçantë për të gjuajtur njerëzit në këtë distancë”. Në Republikën Çeke, për atë pushkë kërkohet vetëm leja për armëmbajtje.
Policia ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht se vrasësi ka përdorur armën që shihet në fotot. “Mund ta imagjinoj që brenda godinës ka qëlluar me pistoletë, jo me këtë pushkë. Nëse ka qëlluar veten, teorikisht mund të ishte me pushkë, por kjo do të ishte paksa një vepër artistike”, thotë instruktori.
Policia konfirmoi se autori është pronar i ligjshëm i armës. “Ne zbuluam se ai zotëron ligjërisht disa armë zjarri. Asgjë e keqe nuk u gjet në të kaluarën e tij”, tha shefi i policisë, Martin Vondrasek.
Sipas informacioneve të disponueshme, vrasësi ka qëlluar veten, por vetëm në momentin kur policia ka qëlluar në drejtim të tij.
Shefi i policisë tha gjithashtu se policia ka gjetur “një arsenal të madh armësh dhe municionesh” në godinën e fakultetit.
Sulmi ndaj universitetit është më i keqi në historinë e Republikës Çeke. Në Uherske Brod në vitin 2008, një sulmues vrau tetë persona ndërsa në sulmues tjetër vrau gjashtë persona në vitin 2019 në një spital në Ostravë. Autorët në Uherske Brod dhe Ostravë qëlluan me armë zjarri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kaos në aeroportin e madh të Londrës pas evakuimit për shkak të ‘sendit të dyshimtë’ në një bagazh
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t’i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Shkaku i sanksioneve amerikane, shumica e aeroplanëve rus Airbus janë jashtë funksionit
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje