LAJMI I FUNDIT:

Policia me detaje të reja të masakrës në Pragë – publikohen pamje të reja të aksionit brenda universitetit

Policia me detaje të reja të masakrës në Pragë – publikohen pamje të reja të aksionit brenda universitetit

Policia publikoi një video të re të sulmit nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Charles në Pragë, ku sulmuesi vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë, publikoi edhe shumë detaje të reja.

Për sa i përket numrit të viktimave, ky është rasti më tragjik i të shtënave masive në historinë e Republikës Çeke.


Sulmuesi ka kryer vetëvrasje pas sulmit, ka konfirmuar policia.

“Në të shtënat në Fakultetin Filozofik u vranë 14 studentë dhe persona të tjerë, si dhe u vra edhe autori. Gjithsej 15 të vdekur”, tha drejtori i policisë së Pragës Matejcek.

Pamjet dramatike tregojnë njerëzit duke kërcyer nga parvazi i ndërtesës së një universiteti në Pragë
Lexo po ashtu Pamjet dramatike tregojnë njerëzit duke kërcyer nga parvazi i ndërtesës së një universiteti në Pragë

Ministri çek i Brendshëm, Vit Rakusan më herët deklaroi se numri i përgjithshëm i viktimave ishte 13 dhe se i katërmbëdhjetë i vdekuri ishte sulmuesi.

Sulmuesi nga korridori i Fakultetit Filozofik ka plagosur edhe tre persona në rrugë, tha ai. Kur policia iu afrua dhe e rrethoi, ai kreu vetëvrasje. Sulmuesi nga universiteti goditi një automjet civil dhe një polici. Në aksionin kundër tij kanë marrë pjesë qindra punonjës policie, asnjë prej tyre nuk është lënduar.

Drejtori i policisë së Pragës tha se njësitet policore ishin aktive jashtë godinës, por edhe brenda saj. Ai shtoi se ata nuk ishin të sigurt nëse sulmuesi kishte ndihmës, prandaj studentët e evakuuar duhej të largoheshin me duart lart. Ai përsëriti se të gjitha viktimat janë identifikuar dhe tha se të gjitha familjet e tyre janë informuar.

Policia thotë se studentët janë barrikaduar në ambientet e godinës së universitetit dhe se policia ka shkuar kat më kat për t’i nxjerrë jashtë. Në disa raste, oficerëve iu desh të përdornin forcën për të hyrë dhe për të nxjerrë studentët jashtë, thanë ata.

Policia ka publikuar edhe një video të ndërhyrjes nga kamera e një oficeri special, raporton bbc.

“Ne krijuam një korridor të sigurt dhe përmes atij korridori të sigurt u tha të gjithëve të dilnin jashtë”, u tha gazetarëve një zyrtar i policisë.

Shefi i policisë së Pragës beson se ‘uniformat e kaltra’ parandaluan gjakderdhjen e mëtejshme me arritjen e shpejtë në vendngjarje. “Pashë grumbuj municionesh nëpër korridore, ishte e pabesueshme”, kujton ai.

Çfarë dimë deri tani për vrasësin masiv nga Praga?
Lexo po ashtu Çfarë dimë deri tani për vrasësin masiv nga Praga?

Ndërkohë, kryehetuesi konfirmon se policia po shqyrton mundësinë që personi i armatosur të jetë i lidhur me vrasjen e dy personave në një pyll afër Pragës.

Kreu i shërbimeve të urgjencës së Pragës tha se provat e mbledhura deri tani nga terreni tregojnë se vrasësi masiv nga universiteti është autori i vrasjeve në pyllin Klanovicky. Kujtojmë se aty u vranë një baba dhe një foshnje.

“Por, ne po presim provat balistike që do ta vërtetojnë. Deri atëherë do të vazhdojmë të hetojmë krimin. Deri më tani nuk mund ta konfirmojmë me siguri 100 për qind”, tha ai.

Kërkimi i policisë për sulmuesin u iniciua nga një dëshmitare, e cila raportoi se një mik i kishte dërguar asaj një mesazh vetëvrasës dhe se ai nuk u përgjigjej thirrjeve.

Ndryshe, një përfaqësues i shërbimit të shpëtimit të qytetit thotë se ata që kanë kërkuar ndërhyrje kirurgjikale janë jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori