LAJMI I FUNDIT:

Vetvritet një burrë në Prizren, policia jep detaje

Vetvritet një burrë në Prizren, policia jep detaje

Një burrë i moshës 76-vjeçare nga Komuna e Prizrenit, dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale, Shaqir Bytyqi.


Ngjarja u raportua më 21 dhjetor 2023, në orën 18:18, në rrugën Besim Behluli.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se akti tragjik është kryer duke përdorur një armë zjarri, konkretisht me një pistoletë.

“Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 18:18 është raportuara se në rrugën Besim Behluli në Prizren një person, mashkull i moshës 76 vjeçare ka kryer vetvrasje. Dyshohet se vetvrasja është kryer me armë zjarri – pistoletë”, tha Bytyqi.

Trupi i pajetë i të moshuarit është transferuar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Bytyqi shtoi se arma e dyshuar si mjeti i përdorur në vetvrasje është sekuestruar së bashku me prova të tjera relevante të rastit./Telegrafi/