LAJMI I FUNDIT:

Lëshonin dokumente false për përfitimin e pasaportave bullgare, arrestohen tre zyrtarë lokalë në Bulqizë

Lëshonin dokumente false për përfitimin e pasaportave bullgare, arrestohen tre zyrtarë lokalë në Bulqizë

Tre punonjës të njësisë administravite ‘Ostren’ dhe bashkisë së Bulqizës janë arrestuar nga policia e Dibrës nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve të disa qytetarëve me qëllim që këta të fundit të përfitonin pasaporta bullgare.

Në pranga kanë rënë: Luan Mjeshtri me detyrë administrator i njësisë Administrative Ostren, Arlin Limani me detyrë specialist i shërbimit social në njësinë administrative Ostren si dhe Fitim Balla me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak në bashkinë Bulqizë.

Të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile, për të pajisur qytetarë të ndryshëm, me vërtetime se banonin në njësinë administrative Ostren, me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” dhe përfitimin e pasaportave bullgare.


Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori