Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për situatën e sigurisë në vend. Ai ka thënë se si institucione e kanë përgjegjësi që Republikën e Kosovës ta mbrojnë nga të gjitha rreziqet çfarëdo natyre të jenë ato.
“Jam i bindur që institucionet e sigurisë janë mjaftueshëm të pjekura dhe profesionale që të përballen me të gjitha sfidat të cilat mund t’i kemi përpara. Ne po flas për të gjitha institucionet e sigurisë jemi duke bërë vazhdimisht vlerësime të situatave dhe skenarëve të ndryshëm dhe po ashtu edhe përgatitjeve të çfarëdo lloj skenari që dëmton integritetin apo sovranitetin e Kosovës”, tha Sveçla.
I pyetur se a kanë sinjale që Mali i Zi mund të jetë i përfshirë në ndonjë skenar të mundshëm, Sveçla tha se nuk ka informata të tilla.
“Nuk kam informatë që Mali i Zi ka të njëjtën qasje kriminale apo të njëjtat aspirata pushtuese siç ka Serbia. Mund të ketë elemente ose ekstremistë që vijnë nga një vend apo tjetër, por sa i takon politikës shtetërore ne nuk i kemi informata të tilla”, tha Sveçla.
Ministri shtoi se janë dëshmitar që grupet e ndryshme ekstremiste qoftë nga Serbia, ‘Republika Srpska’, Mali i Zi e Rusia kohë pas kohe kanë pasur ekskursione në Kosovë në të kaluarën.
“Ne suksesshëm i kemi menaxhuar dhe neutralizuar ata të cilët kanë qenë rrezik për Kosovën”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Banorët e Likovës fillojnë me paraqitjen e dëmeve bujqësore pas reshjeve të djeshme
Shtetasja e Kosovës mashtrohet nga një person nga Tetova, i premtoi marrjen e provimit për gjuhën gjermane
“Peceta nuk është luks”, QIKA me aksion simbolik para Qeverisë – kërkohet që produktet menstruale të lirohen nga tarifat doganore
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251