LAJMI I FUNDIT:

Janjiq: NATO të menaxhojë situatën në veri të Kosovës, nga Serbia vjen rreziku

Janjiq: NATO të menaxhojë situatën në veri të Kosovës, nga Serbia vjen rreziku

Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, ka deklaruar se forcat e NATO-s duhet të merren më tepër me sigurimin e Kosovës, pasi drama në Serbi mund të kalojë në një luftë sociale.

Ai tha se tashmë NATO duhet të menaxhojë situatën në veri të Kosovës, por edhe marrëdhëniet me Serbinë.

“Sa i takon NATO-s është një moment me të vërtetë serioz. Drama në Serbi mund të kalojë në një luftë sociale. Njerëzit në Kosovë e dinë këtë, sepse janë ende të njohur me luftërat e viteve ’90. Ndaj nevojitet një ndërhyrje shumë e shpejtë, sa më e shpejtë për të garantuar sigurinë”, tha Janiq në një intervistë për Euronews Albania.


Sipas tij, kjo varet nga mënyra se si NATO do të menaxhojë jo vetëm situatën në veri të Kosovës, por edhe marrëdhëniet me Serbinë.

Janjiq: Pas zgjedhjeve në Serbi, pres presion të shtuar mbi Beogradin për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën
Lexo po ashtu Janjiq: Pas zgjedhjeve në Serbi, pres presion të shtuar mbi Beogradin për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

“Tani është koha që NATO të thotë ‘njerëz ju duhet të respektoni rendin dhe ligjin e të bashkoheni me NATO-n’. Kjo nuk është diçka emocionale. Ne nuk jemi 15 minuta para mesnate, por jemi 15 minuta pas mesnate, ndaj duhet të mendohemi”, tha Janjiq.