LAJMI I FUNDIT:

“200 mijë euro për kokën e Arben Lleshit”, lihen në burg 11 nga 12 zyrtarët e burgut

“200 mijë euro për kokën e Arben Lleshit”, lihen në burg 11 nga 12 zyrtarët e burgut

Nën masa të rrepta sigurie kanë dalë në gjykatën e Elbasanit, Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit, të vënë në akuzë për shpërdorim detyre lidhur me vrasjen e Arben Lleshit dhe plagosjen e Indrit Shaqes.

Vetëm 1 prej zyrtarëve të burgut u la në arrest shtëpi, ndërsa pjesa tjetër e të ndaluarve në masën e sigurisë arrest me burg. Mes tyre dhe drejtori i komanduar, Kamber Hoxha i cili në seancë tha se ka dërguar disa shkresa për mos funksionimin e sistemit të monitorimit.


Ndalur tek ngjarja e së premtes, Tv Klan ka siguruar dosjen e plotë hetimore në të cilën janë deklarimet e personave të vënë në akuzë dhe atyre të dëmtuar.

Mes të cilëve dhe të plagosurit, Indrit Shaqja, shoku i qelisë së Arben Lleshit i cili në dëshminë e tij ka treguar se ka patur oferta për ta kryer ai vrasjen.

Si u organizua vrasja në burgun e sigurisë së lartë nga Sokol Mjaçaj
Lexo po ashtu Si u organizua vrasja në burgun e sigurisë së lartë nga Sokol Mjaçaj

“Gjatë kohës që kam qenë në burg dy herë në sportelin e derës së dhomës kam gjetur dy letra të shkruara me shkrim dore, një rreth 4 vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më pare. Në to shkruhej se do të paguajmë 200 mijë Euro, do të sigurojmë dhe helmin që të kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit. Nëse isha dakord në të dyja rastet më është thënë të kthej përgjigje po me letër”.

Por ku e fshehu Sokol Mjacaj armën e krimit, drejtori i komanduar, Kamber Hoxha tregon atë çfarë i rrëfeu autori.

“Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysmë. Në komunikim ishte shumë i qetë. Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit. E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biz.”

Ndër të tjera, Kamber Hoxha tregon se Mjacaj nuk zhvillonte shpesh takime në burg. Sipas tij gjatë 2023 ai kishte kryer vetëm 5 takime, 1 me të vëllain dhe 4 të tjera me një vajzë, e cila prezantohej si kushërira e tij.

Deklarimet po verifikohen nga ana e prokurorisë, e cila po kryen hetime për vrasje të porositur. /TVKlan/