Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka marrë nën administrim kompleksin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit, pasi prona i përket një ndërmarrjeje shoqërore të Kosovës dhe të njëjtin ia ka lëshuar me qira Ministrisë së Punëve të Brendshme, tha drejtori menaxhues i kësaj agjencie, Arben Limani.
“Bordi i drejtorëve [të AKP-së], me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme [të Kosovës], për nevoja dhe interes publik të Ministrisë, ka marrë vendim që këto objekte të jepen me qira për shërbime të MPB-së. Pra, për shërbimet e tyre publike për të cilat ne nuk kemi ndonjë informatë”, tha Limani, duke shtuar se vendimi u mor në mbledhjen e mbajtur më 14 dhjetor.
Limani tha se për një periudhë kohore AKP ka tentuar që të kontaktojnë me personat apo entitetet që e kanë shfrytëzuar këtë pronë, por nuk kanë marrë përgjigje, andaj kanë kërkuar asistencën e Policisë së Kosovës që ta marrin nën administrim këtë pronë, që gjendet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
“Pronat e kompleksit në Banjskë, prona është e Ndërmarrjes Shoqërore Trepça Standard, që ka selinë në Mitrovicë të Veriut dhe prona është në emër të kësaj njësie dhe objekti që ka ekzistuar aty. Sipas të gjitha gjasave, dikush e ka rinovuar objektin gjatë një periudhe, të cilën ne nuk e dimë sepse atje kemi pasur qasje mjaft të kufizuar. Kurse tash, kur kemi marr qasje atje, kemi tentuar të kontaktojmë me personat apo entitetet që atje që e kanë shfrytëzuar atë, në mënyrë që të kuptojmë se mbi çfarë baze ligjore po e shfrytëzojnë atë”, tha Limani.
Sipas tij, Policia i ka dhënë AKP-së informacione se në këtë kompleks ka pasur aktivitete të paligjshme.
Lidhur me këtë aksion të Policisë dhe AKP-së ka reaguar edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Ai e cilësoi si “ilegal” aksionin e Policisë dhe AKP-së për marrjen nën administrim të “Rajska Banjës”.
Përmes një njoftimi për media, Petkoviq tha se pjesëtarët e Policisë së Kosovës bastisën kompleksin në Banjskë dhe i dëbuan punëtorët që punonin në mirëmbajtjen e hotelit dhe restorantit që gjendet aty “nën kërcënim të forcës”.
Sipas Petkoviqit, me këtë aksion, autoritetet në Kosovë “edhe një herë sulmuan të drejtat kolektive të popullit serb dhe u shkel e drejta e pacenueshme e paprekshmërisë së pronës”.
“Natyrisht, për këtë sulm do ta informojmë bashkësinë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ndërmjetësit në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Petkoviq.
Në ambientet e këtij kompleksi, pas një sulmi ndaj Policia e Kosovës nga një grup serbësh të armatosur në shtator të këtij viti, dy persona ishin arrestuar, por më pas ishin liruar nga autoritetet.
Gjatë sulmit të shtatorit, u vra një polic i Kosovës dhe tre sulmues të armatosur.
Kosova fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi mohon se ka gisht në të.
Rindërtimi i këtij resorti ka filluar në vitin 2015 nga Qeveria e Serbisë përmes Zyrës së saj për Kosovën. Në atë projekt janë investuar rreth 7 milionë euro.
Drejtori atëhershëm i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, kishte nënshkruar marrëveshje për restaurimin e banjës me Dioqezën e Rashkës së Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe kryetarin e Autoritetit të Përkohshëm Komunal, Ivan Todosijeviq.
Kështu, kompleksi “Rajska Banja” kaloi në pronësi të Qeverisë së Serbisë, Kishës dhe Autoritetit të Përkohshëm Komunal të Zveçanit.
Ky resor gjendet në afërsi të manastirit të Banjskës, në vendin me të njëjtin emër, në komunën e Zveçanit.
Në këtë vend ka burime uji të nxehtë dhe sulfuror.
Në Kosovë ky kompleks është i regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në emër të Aleksandar Zllatkoviq.
APK-ja menaxhon të gjitha ish-ndërmarrjet shoqërore të Kosovës dhe pretendon se është pronarja e vetme e atyre pronave. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite