Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sulmoi sot ashpër prokurorin e Prokurorisë së Posaçme SPAK, Arben Kraja, duke thënë se ka qenë “ish-oficeri i Policisë Sekrete të Enver Hoxhës dhe kandidat për deputet i Partisë Socialiste”.
“A ia vlen të komentojmë ne këtu për një mashtrues të rëndomtë që qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë? Që nuk ka as ligj dhe as moral, edhe për faktin se është shkarkuar me ligjin e lustracionit, në fakt iniciativë e ish-Presidentit Sali Berisha, ai nuk ka tagër të merret me problemet që u mor dje apo në vazhdim. Ndaj, kjo është përgjigjja ime për të. Përgjigjja e saktë. Ky është problemi. Ai del e paska thënë që nuk është marrë me politikë. Por, a nuk është politikë të hysh në listat e kandidatëve? Po, a nuk ishte armë politike Sigurimi i Shtetit? Ishte arma më politike e Partisë së Punës së Shqipërisë. Më e besuara”, tha Berisha.
Kreu i grupit të “Rithemelimit” deklaroi edhe se do të ngrejë padi penale ndaj prokurorit Arben Kraja dhe Dritan Prençit, për hetimet e bëra për inceneratorin e Tiranës.
Sali Berisha solli në vëmendje se prokurorët e SPAK lëshuan 15 urdhra-arresti pas hetimeve për inceneratorin e Tiranës, por në asnjë prej dokumenteve nuk përmendej emri i kryebashkiakut të Tiranës. Në këtë kontekst, sipas kreut të Rithemelimit, SPAK amnistoi Ramën dhe Veliajn për zhdukjen e 130 mln eurove të taksapaguesve.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ai bëri po ashtu të ditur se “Rithemelimi” do të ngrejë padi edhe ndaj prokurorëve të SPAK që kanë hetuar sterilizimin dhe ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj.
Ish-kryeministri theksoi se kjo është hera e parë që një forcë politike ngre padi politike ndaj prokurorisë që ai e cilësoi politike dhe të kontrolluar nga kryeministri Edi Rama.
“Me vetë dosjet e fraksionuara, fraksionim i cili ka pasur vetëm një qëllim: mosshpalljen e kësaj afere, e këtij korrupsioni të shekullit të Edi Ramës, si kreu i organizatës kriminale. Mirëpo krahasimi i 3 padive të bëra fundos përfundimisht Skapin dhe ekspozon atë si një organ amnistie që i merr kompetencat parlamentit kundrejt urdhrit politik apo miliona eurove që disponohen në këtë aferë për të mbyllur gojë, për të mbyllur dosje, për të mbyllur media.”
Berisha u zotua se grupimi që si drejton do të ngrejë rast pas rasti padi “për çdo amnisti.”
“Ne besojmë se amnistia është e drejtë e parlamentit dhe jo kurrë e prokurorisë.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova