LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 25 vjeçari në Pejë – kishte goditur qëllimisht me veturë punëtorin e një pompe të derivateve

Arrestohet 25 vjeçari në Pejë – kishte goditur qëllimisht me veturë punëtorin e një pompe të derivateve
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të arrestojë personin i dyshuar, i cili mbrëmë kishte goditur qëllimisht me veturë punëtorin e një pompe të derivateve në Pejë.

Në njoftimin e policisë thuhet se i arrestuari është M.M  25 vjeçar.

“Më datë 16. dhjetor  2023 rreth orës 23:22, Policia është informuar se në rrugën “ UÇK ” në Pejë ka ndodhur një incident.


Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit  te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion nga viktima dhe dëshmitaret  kanë kuptuar se i dyshuari  e kishte goditur me veturë viktimën me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të renda trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur  dëshmi si dhe është   sekuestruar automjeti i të dyshuarit  M. M.  i lindur  me 1998”, thuhet në njoftim.

E goditi qëllimisht me veturë punëtorin në një pompë derivatesh në Pejë – policia në kërkim të dyshuarit
Lexo po ashtu E goditi qëllimisht me veturë punëtorin në një pompë derivatesh në Pejë – policia në kërkim të dyshuarit

Pas  një pune intensive nga hetuesit  rajonal me datë 17. 12. 2023  është  arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Pas intervistimit  të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez

Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Regjistrimi i popullësisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare

Regjistrimi i popullësisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare

Lajme
Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Lajme
Konvertimi i patentë shoferëve në RKS deri më 9 gusht, Kurti apel serbëve të Kosovës: Përfitoni nga kjo mundësi

Konvertimi i patentë shoferëve në RKS deri më 9 gusht, Kurti apel serbëve të Kosovës: Përfitoni nga kjo mundësi

Lajme
Kalo në kategori